Mohoi masakrën e Reçakut, gjykata në Kosovë dënon anëtarin e Listës Serbe me burg

19 Tetor 2022, 21:10Rajoni TEMA

Mohoi masakrën e Reçakut, gjykata në Kosovë dënon

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me një vit burg zyrtarin e Listës Serbe në Kosovë, Ivan Todosijeviç, për mohimin e masakrës së Reçakut.

Në vendimin e marrë në seancën e rigjykimit thuhet se ish-ministri dënohet “për përhapje të urrejtjes dhe jo tolerancës”, dhe këtë e konfirmoi dhe vetë avokati i tij i mbrojtjes.

Çështja gjyqësore kundër tij u ngrit pasi në mars të vitit 2019 për këtë deklaratë të tij: “Arsye për agresionin e NATO-s kundër vendqëndrimeve të ushtrisë jugosllave në vitin 1999 ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

Për vendimin e gjykatës reagoi menjëherë Lista Serbe, duke e konsideruar dënimin me burg, “një tentativë për persekutim të serbëve në Kosovë”. Avokati mbrojtës konfirmoi se vendimi do të ankimohet.

1 Komente

  1. b
    ben

    Ankimojeni sa te doni ju qelbesira serbe. Kesaj rradhe, Kosova eshte e zonja e fateve te saja dhe kush nuk ndjehet rehat me ligjet e saj, le te shporret andej nga ka ardhur, ne stepat Ruse.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje