
Presioni ndaj Serbisë për Kosovën ka arritur kulmin dhe zyrtarët perëndimorë i kanë dorëzuar Beogradit një kërkesë të hapur që deri në dhjetor të gjendet një zgjidhje dhe të arrihet një marrëveshje me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve.
“Me ndezjen e konfliktit ruso-ukrainas, qendrat perëndimore po nxitojnë ta mbyllin sa më shpejt këtë çështje dhe sipas informacioneve nga burime diplomatike, pritshmëritë e tyre janë që kjo të ndodhë në një afat shumë të shkurtër prej vetëm pak javësh, shkruan media serbe “Novosti”.
Në lidhje me këtë, ditën e nesërme presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të dalë në një deklaratë për mediat.
Sipas disa informacioneve, nisur nga ky ultimatum, Perëndimi e sheh propozimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron si pikënisje për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Thelbi i kësaj, sipas medias është se “Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por nuk do të kundërshtojë hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.
Kam frike se Kurti do kundershtoje, njelloj sic beri ne mandatin e tij te pare qe solli rrezimin e tij.... Gjithe problemi eshte me Beogradin. Ka shume mundesi qe Beogradi te pranoje dhe Kurti te mos pranoje, me qellim qe Vuciqi te dale perseri i "pa lagur". Kurti deri me sot ka ndihmuar Vuciqin te dale i "palagur". Kjo do varet nga udhezimet e Vuciqit. Nje pjese te vendimit te tij do e shohim sot ne darke ku ai do i flase popullit serb. Mbas kesaj Kurti do jete i udhezuar se cte beje. Po qe se Vuciqi do tregohet "trim" dhe te udhezoje Kurtin qe te kundershtoje, rrezimi i Kurtit do jete eminent dhe Serbine e presin dite me te erreta. Nga ana tjeter ka mundesi qe Vuciqi me mire ta vazhdoje lojen me Kurtin si aleate te tij se sa me nje kundershtar te tij. Ka shume mundesi qe ai te pranoje "shah matin" e perendimit dhe te pranoje marreveshjen me qellim qe te vazhdoje agonine e tij se te rrezoje Kurtin dhe te pershpejtoje vdekjen e tij "politike". Te tera keto i them sepse shikoj qe Kurti eshte mbyllur ne "keshtjellen" e tij dhe nuk lejon asgje te pipetij. E vetmja arsye eshte se nga Kurti mund te presim pranimin por edhe kundershtimin. Kjo do varet nga urdherat qe do marri jo nga Amerika dhe Evropa por nga padrinot e tij. Fatkqesi e madhe kombetare! Ne te dy rastet ai ka mundesi te paraqitet "patriot", njelloj si deri me sot, qe ka sabotuar perendimin...Ne vend te kunsultohej koke me koke me Shqiperine dhe me Kosoven, ai ka rene "squk" sepse Vuciqi nuk di se cte beje...
Do ishte ndofta fatale ne lidhjet me Perëndimin ...i njejti gabim qe beri Milloshevici ne Rambouillet... Problemi qe kam un esht qe Perëndimi vazhdon të shpresojë qe mund të orientoje serbët nga rusët tek ata E pamundur! E megjithate Perëndimi vazhdon të na përdorë edhe ne si kusur ne oferta fantastike per tju prishur mendjen serbëve