
Duke e parë Ballkanin nga larg, ka një personazh që godet vëzhguesit më shumë se kushdo. Sigurisht, liderët ballkanikë janë të gjithë paksa ekscentrikë, teatralë dhe të paparashikueshëm, por askush nuk arrin të mahnisë si kryeministri Albin Kurti.
Nuk është e qartë se çfarë loje po luan dhe për kë. Kosova është një vend i vogël dhe i ri që ka shumë probleme: politike dhe ekonomike. Dhe ka një nevojë jetike për mbrojtjen politike të SHBA-ve dhe ndihmën financiare të BE-së.
Përveç kësaj, ai duhet të kapërcejë barrierën (pak servile dhe pro-ruse, pak nga ata që i frikësohen ndarjeve territoriale mbi baza etnike) që e ka penguar deri tani të njihet nga shumë vende.
Për këtë arsye, qeveria e Kosovës duhet të ketë çdo interes për të kërkuar stabilitet duke arritur marrëveshje me Serbinë, për t’u integruar në proceset e integrimit që janë në zhvillim e sipër, që kanë marrë jetë në rajon dhe për të zgjeruar aleancat e saj.
Me një politikë qetësuese dhe gjithëpërfshirëse, qeveria e Prishtinës mund ta vendosë Vuçiçin me shpatulla pas murit, duke e bërë të qartë nacionalizmin e tij millosheviçian, marrëdhëniet e dyfishta mes BE-së dhe Rusisë dhe kapacitetin e vazhdueshëm të serbëve për të qenë burim tensioni në të gjithë zonën e Ballkanit kudo që ata janë të pranishëm.
Por jo. Kurti gjithmonë ia del të gabojë, duke ia lënë Vuçiçit rolin e burrit të shtetit dhe diplomatit dhe duke përforcuar izolimin e Kosovës.
Shembulli i fundit i kësaj sjelljeje ishte toni përçmues me të cilin kryeministri kosovar komentoi fjalimin e fundit në Strasburg të kolegut të tij shqiptar, Edi Rama, i cili po kërkonte rrëzimin e rezolutës në bazë të së cilës u ndërtuan dhomat speciale për Kosovën dhe mbajnë në qeli në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe liderë të tjerë të Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës.
Kurti është kryetar i një partie populiste dhe nacionaliste, por çuditërisht nuk duket aspak i shqetësuar për akuzat shpifëse ndaj liderëve të UÇK-së, përfshirë një prej baballarëve të Pavarësisë së vendit të tij. Këto akuza për trafik organesh synojnë të barazojnë listën e gjatë të krimeve të kryera nga serbët si spastrimi etnik, përdhunimi masiv, varret masive etj.
Edi Rama, i cili duket të jetë edhe lider i përzgjedhur i rajonit në marrëdhëniet me BE-në, ka vënë në rrezik marrëdhëniet e mira me Brukselin për të mbrojtur nderin e Kosovës.
Ndoshta Kurti dhe partia e tij kanë përfituar nga akuzat që larguan presidentin Thaçi nga skena politike. Ndoshta me shumë gjasë personaliteti ekstravagant i Edi Ramës (ky është një eufemizëm) e lë në hije atë. Por Kurti duket se nuk dëshiron aspak t’i japë zë dhe të punojë në interes të vendit të tij.
Edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur që do të kishte zgjidhur disa probleme praktike të vendit, përveçse do e kishte futur në një operacion që shkon drejt integrimit evropian, ai arriti të vendosë bastonin ndër këmbë me rezultatin e konfirmimit të izolimit kosovar.
Me sa duket, sjellja e kryeministrit kosovar ngre të njëjtat dyshime si ato që ne kemi edhe në kancelaritë perëndimore, të cilat e konsiderojnë atë me shqetësim si pengesë për politikën stabilizuese për rajonin që ata po ndjekin.
Kështu përfaqësuesi i SHBA-së për Kosovën Gabriel Escobar mbërriti në Prishtinë pa paralajmërim dhe u përpoq t’i japë mesazhe të qarta Kurtit e ta vejë në rrugë të drejtë. Kurti konfirmoi përkushtimin e tij për të kërkuar një marrëveshje me Serbinë dhe mbi të gjitha besnikërinë e tij proatlantike dhe ndaj aleatëve amerikanë.
Këto ishin dukshëm kërkesat e Uashingtonit për të.
Tani duhet të pyesim veten se nga rrjedh sjellja e kryeministrit kosovar: vallë nga paaftësia dhe mungesa e kompetencës apo nga fakti që objektivat e tij politike nuk përkojnë me interesat e vendit të tij.
Me pak fjalë, për kë punon Kurti?
Shqetësimet evropiane dhe vizita e rrufeshme e Escobar-it sugjerojnë se shumë tani po e bëjnë këtë pyetje.
Në Itali thuhet: Kurti a është vallë kështu apo bën vetë?/ Nga Stefano Marcelli, Albanianpost
e kam pas shkruar para disa muajsh kete qe do postoj me poshte Thjesht per kujtese 1. Albin Kurti KUNDER Rambujese 2. Albin Kurti KUNDER UCK 3. Albin Kurti KUNDER pushtetit te gjykatave te EULEX ne kosove (per kete besoj duhet ta keni kujtesen e fresket... se si tha: Nuk paraqitem para gjykatave ne kosove sepse nuk e njoh pushtetin e tyre ne kosove) 4. Albin Kurti KUNDER Ahtisarit 5. Albin Kurti KUNDER marreveshjes se kufirit Kosove - Mali i zi... (nese ju kujtohet gjuanin me bomba tymuese ne parlamentin e kosoves ditet qe do behej votimi) SI KA MUNDESI QE NE VEPRIMET E TIJ KY INDIVID PUQET 100 PER QIND ME QENDRIMET E SERBISE NDAJ KOSOVES ???!!! p.s. por kjo eshte pak me e gjate... gjithsesi bazuar mbi realitet konkret te viteve te fundit. Te perpiqemi ta shikojme pak nga lart... sigurisht me modesti dhe aq sa mundemi :-) Kur Albini gjuante me bomba tumuese ne Parlamentin e Kosoves... ne cfare kushtesh ishte Ballkani ? Cilat ishin situatat ne kete rajon? Kush investohej fuqishem? Sa ishin keto forca qe investoheshin fuqishem? Cilat ishin interesat e tyre? 1. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba tumuese ne Parlament kunder marreveshjes se kufirit Kosove - Mali i zi... USA kishte nje qendrim te prere PRO ketij votimi. Agjencia e lajmeve SPUTNIK (besoj "koleget" e Albinit) ishte kunder. (Mund te kerkoni ne google e do bindeni). 2. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba... ne Mal te Zi, presidenti i shpetoi nje atentati (sigurisht me ndihmen e agjencive te huaja) ku 2 atentatoret jane me emer e mbiemer dhe njeri eshte i sherbimit sekret serb,,, tjetri i sherbimit sekret rus... Shkaku i atentatit? Presidenti tha... Po do futemi ne NATO... Agjencia sputnik (nenkupto dike tjeter) tha une te heq koken po u fute. 3. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante.... ne Maqedoni (ate kohe keshtu cilesohej... e theksoj kete jo pa qellim... shpjegimi vjen me poshte) vendi i shpetoi nje katrahure civile me emertimin lufte pas nje nate “te cuditshme” e te dhunshme ne parlamentin maqedonas. Jane te verifikuar personat qe nxiten sulmin mbi parlamentin maqedoas si agjente te sherbimit sekret serb. Shkaku? Kishin mbaruar zgjedhjet ne maqedoni dhe presidenti i asaj kohe i maqedonise me emrin Ivanov (koleg i "agjencise" sputnik) nuk i jepte te drejten per krijimin e qeverise Zaevit (zgjati 6 muaj kjo pune) sepse donte qe qeverine ta formonte Gruevski (dhe ky koleg i "agjencise" sputnik)... U desh te shkonte Hot Lee (interesohuni te kuptoni ca pozicioni mbate ne ate kohe) i cili pas nje takimi me "kolegun" Ivanov e "bindi" kete te fundit dhe me ne fund Zaevi formoi qeverine ne KOALICION ME SHQIPTARET E MAQEDONISE. Si rezultat i ketij koalicioni qeveritar ME NE FUND ERDHI DITA QE NJE SHQIPTAR TE DREJTOJE PARLAMENTIN E MAQEDONISE.... kjo per here te pare ne historine e ketij vendi. Cuditerisht AGJENCIA SPUTNIK per 1 vit rresht ne lajmet e saj thoshte: TE NDALOJME ZBATIMIN E PLATFORMES SE TIRANES NE MAQEDONI.... nese do keni qene paksa te vemendshem do ju kujtohet qe pak perpara zgjedhjeve ne maqedoni ne tirane "me keshillen" e USA Edi Rama takoi te gjithe faktorin politik ne maqedoni dhe sic duket i "keshilloi" qe te benin koalicioni me Zaevin per te heq qafe (sic edhe ndodhi... lepurushin Gruevski qe ia mbathi per te "kolegu" Orban) dhe qe me "keshillat" e USA me ne fund te avanconte projekti shqiptar ne realitetin e maqedonise.... nese me lejoni dhe pak (per nje panorame me te qarte mbi ballkan "te kolegeve te sputnik" diten kur KRYETARI I KUVENDIT TE MAQEDONISE,,, vizitoi shqiperine dhe ishte ne sallen e kuvendit shqiptar... per te marre pjese ne votimin qe do bente ate dite kuvendi per te votuar pro anetaresimit te maqedonise ne NATO, "kolegu" thuthuq ngaqe i ishte cenuar rende nderi nje dit me pare (duhet te kuptoni qe eshte nje teater i gjithi shqiptar... nuk perjashtoj njeri "si kolege" te sputnik ne tirane) me demek tregoi burrerine dhe bojatisi ramen kur ky po fliste ne parlament... meqe une punoj ne media di te them ca quhet lajm sipas mendiave... dhe lajmet e agjencive kryesore ishin: thuthuqi gjuan me boje ramen... nderkohe qe duhet te ishin: kryetari i kuvendit maqedonas... shqiptari i pare ne kete post... asistoi ne votimin e parlamentit shqiptar pro hyrjes se maqedonise ne NATO... Lidhur me kete drejtim... "cuditerisht" pas 30 vitesh Greqia dhe Maqedonia me 2 takime e zgjidhen ceshtjen e emrit... dhe kjo ishte pengesa e fundit zyrtare... ne rrugen e anetaresimit te maqedonise ne NATO... sigurisht "me keshillen e USA". 4. Ne kohen kur Albini si Patriot.... ne Tirane neve ishim disa muaj ne cader :-))))))... Arsyeja... lloqet e redaksive nuk me terheqin... por arsyeja ishte PENGESA E RADHES KUNDER REFORMES NE DREJTESI... (sigurisht kjo me "keshillen" e kolegeve te sputnik)... per kuriozitet po ju them nje fakt... Ambasada Ruse ne Tirane ne ate periudhe i ka drejtuar shtetit shqiptar kerkese zyrtare (e gjen ne ministrine tone te jashtme te protokolluar) per te shtuar "inteligjencen" ruse ne tirane me pretekstin se ndjeheshin te kercenuar... sepse afer ambasades banonin ca rob me mjekerr... shteti shqiptar beri verifikimet dhe ia refuzoi kerkesen po zyrtarisht.... Mjafton te futeni te faqja e INSTAT dhe do habiteni kur te shihni qe ne ate periudhe u shtua numri i turisteve ruse ne tirane... (thote nje llaf i urte... te vjetrit pordhet mos i degjo por llafet po... dhe me kujtohet kur avokat Ngjela thoshte qe ne shqiperi jane futur 400 agjente ruse... ne ishim ne cader eeee ta keni te qarte)... Dhe u desh qe Hot Lee 1 jave pasi kishte ikur nga maqedonia ti hipte prap avionit e te vinte ne tirane... ku sqaroi ca gjera ai dhe ne dolem nga cadra.... Nese keni interes ne nje koment te dyte... mund tjua paraqes ne forme grafike... sipas muajve te GJITHA PENGESAT E BERA NGA FAKTORI POLITIK SHQIPTAR ( I GJITHI) KUNDER REFORMES NE DREJTESI... dhe qe te sqarohemi te kjo pike... persa i perket "keshillave" nga usa dhe nga sputnik... di te them sakte dhe qarte cfare tha Palmer kur erdhi ne tirane ne konference per shtyp... per paranteze po ju informoj qe ne kishim dorezuar mandatet... kishim bere disa protesta deri perpara parlamentit dhe tema melodike e zerit agresiv kishte arritur KULMINACIONIN dhe pritej te sulmohej parlamenti... dhe vjen Palmeri... I cili tha: 1. Zgjedhjet do behen me 31 qershor (presidenti i floririt i kishte "cdekretuar" hahahaha shume per te qesh kjo po e kalojme). 2. Parlamenti eshte legjitim (une e kuptoj... mos na cani trapin dhe qepeni,,, miratoni ato pak ligje qe kan ngelur pa miratuar ne kuadrin e paketes se reformes ne drejtesi). 3. Qeveria eshte legjitime (une e kuptoj... ti Rama mos na bej si i ndershem por ti do e cosh deri ne fund reformen ne drejtesi megjithese pas kraheve tane do te na e fusesh me lojerat qe bo ne bashkepunim me faktorin politik ne tirane). 4. Kush mendon se reforma ne drejtesi po ecen keq e ka gabim... po ecen shume mire; dhe me E RENDESISHMJA 5. Pyetjes: A mendoni se ne Balkan interferojne forca te tjera te rrezikshme (qe u habita cne qe iu be ajo pyetje) iu pergjigj: SHQIPERIA NUK DO TE JETE ME KURRE TARGET I RUSISE. Pas asaj vizite besoj jeta ketu vazhdoi drejt nje normaliteti sic edhe ne te gjithe ballkanin... permenda ballkanin me mbajt vemendjen e shikimit ne lartesi... kush kishte interes qe jeta ne ballkan te mos vazhdonte normalisht ???? USA apo "koleget" e sputnik ???? Perfundim: Albini eshte nje zar i vogel ne kete loje... por fatkeqesisht ai e ka pozicionuar veten me bindje ne te gjitha levizet veprimet qendrimet e tij... dhe per mua personalisht... se lojen e kujt ben... eshte fare e qarte. Koleget e sputnik.. jane frymezimi i Albinit... cdo gje tjeter eshte thjesht retorike... pasi nuk pati burrerine ti qendronte lloqeve qe llomotiste larte poshte kur ishte ne opozite... Shtese 1 Personi i caktuar me detyre president i kosoves, nuk beri gje tjeter, vecse vazhdoi dhe hodhi “bomben” tymuese te radhes, kete here jo ne kosove por ne shqiperi, diten e vizites se saj ne shqiperi. Qe shkarkoi dhe shefin e inteligjences ne kosove I shkon per shtat, linjes pro – sputnik ne kosove Shtese 2 Personi i caktuar me detyre president i kosoves, vazhdon ne linjen e SPUTNIK me ultimatumin per shperndarjen e KQZ Shtese 3 Vetevendosja paralajmeroi per zgjedhje te parakohshme nese nuk behet president Vjosa Osmani ☺ Nje pyetje kam une KU SHKOI VALLE bla bla bla-ja e albinit per 15 vjet rresht BASHKIMI KOMBETAR ? Shtese 4 Si shpjegohet, qe ky individ qe eshte liruar nga burgu serb me vendim te posacem te presidentit te jugosllavise te asaj kohe vazhdon dhe kundershton linjen USA ne kosove per BISEDIME ME SERBINE, te shprehura qartazi nga departamenti I shtetit dhe presidenti Biden, tekstualisht per kosoven dhe kryeministrin e saj, ky individ thote, jemi per RECIPROCITET ???!!! Qe kosova te pranohet si shtet nga okb, duhet te mbylle procesin e bisedimeve me serbine, ne kete process, kane kaluar pas lufte dhe Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja. Nuk ka rruge tjeter. Kujt I intereson shtyrja e procesit te bisedimeve, Kosoves apo Serbise ? Si shpjegohet qe ky plehre me emrin Albin Kurti vetem vonon perparimin e kosoves si shtet… Shtese 5 Qeveria Kurti ne gusht 2021 hoqi me ligj pensionet per luftetaret e UCK Bravo Albin, je agjenti me I mire
edhe une jam ne kete dileme: ky a eshte Rr.K. a ben sikur?