
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme teksa tha se i është kërkuar “të dorëzojë Kosovën, në këmbim të një dhurate të vogël”.
Ai nënvizoi se vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë do të kënaqte Bashkimin Europian vetëm për 3 ditë, pastaj thotë se Brukseli do të pyeste Beogradin nëse do të rreshtohet në anën e duhur të historisë.
“Dhe ajo ana e drejtë e historisë ka pak të bëjë me argumentet, por duhet që ju të jeni në anën e tyre. Ajo anë ju thotë të hiqni dorë nga Kosova, sepse vetëm atëherë do të merrni një dhuratë të vogël. Por nëse mendon të refuzosh, atëherë jeni në telashe. Ky nuk është një kërcënim vetëm ndaj presidentit të Serbisë, por haptazi ndaj të gjithë vendit dhe mbijetesës së tij”, tha presidenti serb.
Vuçiç tha se viti 2024 nuk është përmendur si afat i fundit për arritjen e marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës, ndërsa komentoi edhe propozimin franko-gjerman për të përmbyllur dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
“Kur flisni për planin Scholz-Macron, të gjithë flasin për të, por askush nuk e ka parë. Të gjithë tashmë kanë një mendim dhe e kanë shprehur publikisht qëndrimin e tyre. Por askush nuk e ka idenë se çfarë thotë, por mjafton për të bërë një deklaratë.”
Presidenti serb tregoi se sa janë fuqizuar aftësitë e spiunazhit dhe kundërzbulimit duke treguar dhe disa detaje.
“Beogradi ka qenë si Kazablanca në Javët e fundit. Kur kemi mysafirë nga Rusia, zbulojmë ata nga shërbimet perëndimore që i ndjekin. Kur kemi mysafirë nga perëndimi, atëherë ka të tjerë që i ndjekin nga afër. Kjo vetëm tregon se sa të interesuar janë të gjithë jo vetëm për njëri-tjetrin, por edhe për këtë tokë, të cilën do të donim ta ruanim për vete.”
Ndërkohë, më herët, ministri i Brendshëm, Aleksandër Vulin, konfirmoi se Serbinë nuk po e lidhë më asgjë me Bashkimin Europian dhe sugjeroi se e ardhmja duhet të shihet me Rusinë dhe Kinën. Gjithashtu foli me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, duke thënë se Albin Kurti është një frikacak, madje për të përdori termin racist “shqiptari” dhe pretendoi se Prishtina do të tentojë të pushtojë veriun e Kosovës me dhunë dhe forca speciale.
YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH ALEXANDER VUCIC,KURSE BATON HAXHIU JA FUT LLAPEN NE BYTH ALEXANDER VUCIC
Hajde bryl hajde. Komplet dru nga trute.Njeriu kur nuk ka asnje argument fillon vetem te shaje dhe ofendoje pa asnje arsye. Mjere ti per mendjen qe ke o i shkrete. Fatkeqesi per ty dhe per ata qe te rrethojne.
Ca thu, mo kafsha? E paske mbush trurin me bajga.