Osmani: Nëse dikush dëmtohet nga Ballkani i Hapur, ne s’do të jemi pjesë e nismës

16 Tetor 2022, 13:42Rajoni TEMA

Osmani: Nëse dikush dëmtohet nga Ballkani i Hapur, ne s’do

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha të dielën në Shkup se nisma e Ballkanit të Hapur synon thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit, por ajo, sipas tij “nuk do të jetë e plotë pa pjesëmarrjen e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

Në një aktivitet me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, me rastin e 13 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dyja vendeve, Osmani tha se Maqedonia e Veriut mund të largohet nga Ballkani i Hapur nëse ndonjë nga shtetet do të dëmtohej nga kjo një nismë.

Maqedonia e Veriut ka njohur shtetin e Kosovës më 9 tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 16 tetor të vitit 2009

“Ballkani i Hapur është një nismë organike, një nismë e vendeve të rajonit, që krijon ndjesinë se ne edhe vet mund të bashkëpunojnë pa na ftuar dikush tjetër në ndonjë nismë tjetër. Por, problem i Ballkanit të Hapur është se aty nuk janë të gjitha gjashtë shtetet.

“Vlerësoj se janë legjitime qëndrimet e tri shteteve tjera që kanë vendosur të mos jenë pjesë e nismës. Detyra jonë është që të bëjnë përpjekje që t’i bindim, por ne përmes rezultateve duhet të dëshmojnë se jemi vlerë. Nëse nuk tregojmë rezultate atëherë s’ka se pse dikush të na bashkohet.

“Ne, si Maqedoni Veriut nuk do të lejojmë që ndonjë shtet tjetër të dëmtohet. Ne konsiderojmë se nëse dikush do të dëmtohet, mendoj këtu edhe për Kosovën për shkak të pikëpamjeve të saj ndaj kësaj nisme, atëherë ne nuk do të marrim pjesë në këtë nismë. Ne do të jemi gardianë të mbrojtjes së cilit do shtet në Ballkanin e Hapur”, ka deklaruar Osmani.


Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut i jep mbështetje Kosovës në të gjitha nismat dhe përpjekjet për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare si në NATO, Këshillin e Evropës si dhe liberalizimin e vizave

“Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm Republikën e Kosovës në rrugën e njohjeve ndërkombëtare. Ne para disa ditëve i bëmë thirrje Bashkimit Evropian që menjëherë, pa asnjë vonesë të miratoj liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ne po i japim mbështetje Kosovës edhe në Këshillin e Evropës për pranimin e saj në këtë institucion evropian, por edhe në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare”, ka deklaruar Osmani.
Sipas tij, kjo është rruga e vetme për të stabilizuar rajonin që të vazhdojë procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Si vend anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në këtë kuadër i japim mbështetje përpjekjeve të Kosovës që të bëjë pjesë e aleancës”, tha ai.


Nisma Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj./REL

6 Komente

  1. A
    Albania

    Osman anadollaku po nuk te pelqeu Ballkani i hapur shko ne te sateme doni apo nuk doni ju turqit pertej kufijve Ballkani i hapur do behet patjeter.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fisnik

      Ballkani i ka 11shtete, me 3 shtete nuk ka Ballkan të Hapur. Përveç kësaj, Serbia ka qëllime armiqësore ndaj Kosovës dhe Malit të Zi, por edhe ndaj Bosnjës. Pa folë që Serbia është anëtare e një organizimi të ngjashëm ku shteti kryesor është Rusia dhe aleatët e saj. Ballkani i Hapur do të dështoj për meritë të politikës serbe.

      Përgjigjjuni
      1. i
        ismail

        Ti je PIS-NIK dhe jo Fisnik

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fisnik

          Smajl, shaje Vuçiq-in (shqip: Ujkth) sepse për meritë të tij po dështon Ballkani i Hapur.

          Përgjigjjuni
        2. R
          RKS

          Garantuesi me i madh për Kosovën osht vet Kosova! Kto na e kallzon e kaluemja, e djeshmja dhe e sodshmja, dhe jo do palaço pseudokozmopolitian Tiranas e as pravosllavët londenik apo batutaxhit siperfaqsor si Rama e ma s'paku mjeranët dhe infantilet bëdëi-an. Open Ballkan qysh e kom theksu edhe para dy vjeteve osht nji lindje e vdekun! Shyqyr që Kosova nuk varet as nga ju e as osht formue prej jush por osht populli kosovës themelues i Kosovës edhe halo i ka mend't e forcën që me e mbrojtë.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Plaku

            @RKS Do qe ke te drejte kur thua qe garantuesi me i math per Kosoven eshte vet Kosova, por po ashtu eshte e vertete qe edhe armiku me i math i Kosoves eshte vet Kosova. Shyqyr zoti qe njerez si ti ne Kosove jane ne pakice. Ti nuk e quan vehten shqiptar por "populli i Kosoves". Ne shqiptaret e Shqiperise na quan "pravosllave londenik". Pikerisht ne kete helm qendron deshtimi yt. Populli shqiptar i Kosoves, nuk eshte thjeshte "popull" por eshte "populli shqiptar" qe jeton ne Kosove. Ne "pravosllavet londenik" jemi thjeshte "Shqiptaret e Shqiperise". Prandaj them qe armiku me i math i Kosoves je ti! Armiku me i mat i Kosoves dhe Shqiperise eshte pecarja kombetare qe ti mbeshtet. Lum miku, serbi me njerez idjot si ty "fshin bythen"....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje