Shefja e diplomacisë gjermane akuzon Serbinë për vërshimin e emigrantëve drejt BE-së

15 Tetor 2022, 18:40Rajoni TEMA

Shefja e diplomacisë gjermane akuzon Serbinë për vërshimin e

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka akuzuar Serbinë për kontributin e saj në rritjen e numrit të emigrantëve që po vërshojnë Evropën.

Baerbock shprehu frikën e saj për një luftë hibride të zhvilluar nga Rusia dhe theksoi se në këtë luftë po marrin pjesë edhe vende të tjera, transmeton mediumi serb “N1”.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian e kanë kritikuar Serbinë, se është “derë hyrëse” për emigrantët nga Turqia, India, Tunizia, Kuba dhe Burundi, të cilët nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Serbi.

Shefja e diplomacisë gjermane theksoi se Gjermania është në kontakt me Çekinë dhe Sllovakinë për të gjetur një zgjidhje kundër riaktivizimit të “rrugës ballkanike” të emigrantëve.

Numri i njerëzve që hyjnë në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga Serbia, është rritur këtë vit, pjesërisht për shkak të politikave miqësore të vizave të Serbisë.

Serbia fal marrëveshje që ka me BE-në për udhëtim pa viza në Union, ka lehtësuar punën e njerëzve që udhëtojnë nga vendet e treta për në Beograd, e të cilët më pas vazhdojnë për në shtetet e BE-së.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2022 zyrtarët e BE-së kanë raportuar se mbi 106 mijë njerëz kanë hyrë në BE nga Ballkani Perëndimor pa dokumentacion përkatës, pra tre herë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe dhjetëfish më shumë se sa në vitin 2019.

Diplomatët e BE-së janë tashmë të frustruar që Serbia, një anëtare aspirante e BE-së, nuk e ka ndjekur Brukselin në sanksionimin e Rusisë. Dhe tani ka gjithashtu frikë se Beogradi në fakt po ndihmon në mënyrë indirekte Kremlinin të mbjellë mosmarrëveshje në BE përmes një fluksi të ri emigrantësh – një taktikë që Rusia dyshohet se e mbështet diku tjetër përgjatë kufijve të bllokut.

2 Komente

  1. T
    Tropoja

    Kot e kritikoni serbine ajo eshte shtet i pa varur,nuk ja percaktoni ju politikat e saje qofte ato te vizave me shtete te tjera,Serbia as nuk jep pashaporta te arta as nuk ka serb ne zyrat e emigracionit ne BE qe kerkojne azil por vetem shqipo keshtu qe serbine kritikone per çeshje te tjera se ka plot sidomos me luften krimet te pa gjeturit dhe sanksione ndaj Serbis por jo qiqra ne hell

    Përgjigjjuni
    1. P
      POLI FOLI POR S' E KUPTUAN

      Rime qe rime Kruhemi me Serbine. Per ata qe nuk e dine Kur ha dhija buken e bariut.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje