Serbia dhe SHBA-të partnerë strategjikë? Hill: Një marrëveshje e tillë është e mundur në të ardhmen

15 Tetor 2022, 11:38Rajoni TEMA

Serbia dhe SHBA-të partnerë strategjikë? Hill: Një

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se po diskutohet për një partneritet potencial strategjik në mes të Serbisë dhe SHBA-ve.

“Një marrëveshje e tillë është e mundur në të ardhmen”, ka deklaruar ai.

Sipas ambasadorit veteran amerikan nuk ka asnjë afat të specifikuar, të paktën nga ana e SHBA-ve se kur Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.


“Shpresoj në përparim të shpejtë. SHBA-të mbështesin propozimin franko-gjerman”, ka shtuar ai.

Hill pohoi gjithashtu se “mendoj që edhe presidenti Aleksandër Vuçiç edhe kryeministri Albin Kurti janë dakord që ta shqyrtojnë atë propozim dhe të shohim se çfarë mund të bëhet”.

Hill e ka bërë të qartë se rruga e Serbisë drejt integrimeve lidhet shumë me çështjen e Kosovës, por jo vetëm.

Prandaj, pohoi se “nuk dua të flas për aspiratën për në BE vetëm në kuptimin që çështja e Kosovës duhet të zgjidhet”.

“Mendoj se ka shumë elementë, njëri prej të cilëve është harmonizimi i politikës së jashtme të Serbisë me BE-në, kjo ishte një nga temat e diskutimeve të fundit”.

Veç BE-së, Hill pohoi se dëshira amerikane është që ta shohin Serbinë “edhe në NATO”, por konstatoi se megjithatë ky është një vendim që i takon popullit serb.

 

1 Komente

  1. E
    Erdogan

    Natua d.m.th Anglosaksonet eshte Evrope e Bashkuar. Kunder kujt? Ne qofte se nuk eshte Lufte e Ftohte dhe me pasoja shkaterrimtare atehere per cfare luftohet bile edhe brenda Natos? Perse nuk e denojne Turqine Amerikanet per krimet e tyre kunder Kurreve te Derrit. Perse e ndate Epirin ne te Veriut dhe te Jugut? Ate te Veriut me Komesi Turke duke "I Njohur" si Pakice" kombetare? Deri kur do Mashtroni popujt e vegjel ne emer te "Vlerave dhe Dhimokratise"? A nuk eshte Hipokrizi qe you nxjerr Zbuluar si shtet "Demokratike" presioni i Presidentit Trump Erdoganit per lirimin e nje Pastori qe ishte i denuar per spiun dhe kur vjen puna per kthimin e nje Simboli te Civilizimit Greko-Ilyre Agia Sofian nuk reagoni? Per cfare te "drejta fetare" po derdellisni? Bile i premtoni Erdoganit qe ne qofte se nuk dorezoni S-400 nuk do merni "kurre" F-35 apo pjese kembimi per F-16? Kaq Mosmirenjohes dhe te Pabese kunder Greqise dhe Demokacise?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje