Liberalizimi i vizave, Bislimi: Kosovës po i vendosen kushte të reja!

14 Tetor 2022, 13:26Rajoni TEMA

Liberalizimi i vizave, Bislimi: Kosovës po i vendosen kushte të

“Kemi vende të cilat pa asnjë rezervë e kanë përkrahur liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, kemi ato shtete, të cilat për arsye të dinamikave politike nuk kanë mundur të japin qëndrimin zyrtar, për shkak se disa janë në mandat teknik të qeverive të tyre, është Italia dhe Suedia, si dhe Danimarka që sapo ka paralajmëruar zgjedhjet e reja.

Janë edhe vendet pakicë, të cilat nuk e kundërshtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, por dëshirojnë që këtë ta lidhin me disa elemente tjera, të cilat për neve janë kushte të reja, apo kritere të reja.

Edhe pse ata pretendojnë se janë vetëm teknikalitete, për ne janë kushte të reja”, është shprehur ai. Kosova, sipas numrit dy të qeverisë, është udhëzuar të përdorë kanalet e veta bilaterale për të diskutuar kërkesat e reja në mënyrë që të arrihet konsensusi për të avancuar procesin në mbledhjen e ardhshëm të grupit të punës që zhvillohet në 9-10 nëntor të këtij viti.

Tre ishin çështjet kyçe të diskutuara të enjten në Bruksel: lidhja e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS për autorizim dhe informacion rreth udhëtimit, harmonizimi i sistemit kosovar të vizave me atë të Bashkimit Evropian, si dhe marrëveshja për riatdhesimin e qytetarëve.

Propozimin e lidhjes me së procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën me sistemin për siguri në Europë, ETIAS, e bënë zyrtarët francezë, që u mbështetën . prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

4 Komente

  1. N
    Naim Frashëri

    E keni dhurat nga Albin Koqba.

    Përgjigjjuni
    1. h
      hektor

      Kushtet po vendosen sepse keni qeverine me te ndyre ne keto vite plus keni nje presidente ndyresire prandaj e meritoni.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapi

        Zoti Bislim(rahaman e rahim)! Mos u be bukeshkeles! Me sa di une nuk ka me kushte por vetem firmosje te dokumentit per lejimin e Brukselit te kontrolloje biografine terroriste apo kriminale te individeve qe dyshohen, njelloj si behet edhe per shtetet e tjera..Kjo eshte per te gjithe dhe ne nuk kemi pse ofendohemi. Eshte nje rregull per te sigurar Evropen nga veprimtaria terroriste qe une cuditem se ti e konsideron kusht. Ti Rahman e rahim je nje idjot qe nuk merr parasysh as rregullat shqiptare. Kur vete ti ne nje ode te mikut per nje ceromoni te vecante dhe miqte jane ulur rreth zjarrit e bisedojne, eshte rregull qe ti heq kepucet dhe pastaj futesh. Ti je nga ata qe nuk falenderon mikun qe te ftoi dhe te dha mundesine te flasesh si burri me burrin por kerkon qe te mos i heqesh kepucet apo opingat te mbushura me balte apo bajga por kerkon qe me to te ulesh ne ode dhe te qelbesh dynjane. Pyetja per ty eshte e thjeshte: Perse nuk do qe individe te caktuar qe dyshohen te lidhur me terroriste dhe me krimin te verifikohen para se te futen ne Evrope? Me siguri trembesh edhe vet bashke me Kurt mavrine se ndonje dite do dale se per ke punoni dhe ku do e kaloni pleqerine....

        Përgjigjjuni
        1. f
          froku

          O PISLIM se i tille je nuk ju pranojne se jeni qeveria me e ndyre se bashku me lopen Osmani.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje