
Nga Armat Matoshi
Rëndësia e fjalimit të Edi Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës qëndron në shndërrimin e tij në një referencë politike, publicistike dhe akademike, ka thënë sociologu dhe njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri për Albanian Post.
“Fjalimi i kryeministrit Rama në KiE ishte i jashtëzakonshëm. Maksimumi i mundshëm politik dhe diskursiv përbrenda konditave aktuale gjeopolitike”.
Muhaxhiri theksoi se fjalimi mori përmasa unikale për faktin se “shqiptarët dhe kosovarët nuk kanë shumë përvoja me shtetarë të cilët i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë në dispozicion”.
Kryeministri shqiptar për 60 minuta rresht, ka ballafaquar evropianët me ndërgjegjen e tyre nga “panteoni” i kombeve evropiane duke folur për absurditetin e krijesës se rusit Konstantin Kosachev e cila u kthye në një rezolutë të Këshillit të Evropës, për të përfunduar në një Gjykatë Speciale.
“Bizariteti i Gjykatës Speciale nuk mund të vazhdojë deri në pafundësi”, argumentoi Muhaxhiri duke shtuar se “çmontimi i pseudo-akuzave do të ndodhë pas sfidimit të tyre të parë serioz nga forma juridike e së vërtetës historike”.
“Në çdo diskutim dhe studim serioz për Gjykatën Speciale në të ardhmen, gjithsesi do të përfshihet edhe ky fjalim, si antipod realist ndaj propagandës lajthitëse”.
Por, fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare nuk e kanë përshëndetur as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe as presidentja Vjosa Osmani.
Osmani zgjodhi heshtjen, derisa Kurti, meqë u detyrua të përgjigjet, pasi u pyet nga një gazetar, tha se nuk e ka dëgjuar fjalimin “sepse isha në Pejë me aktivitete”.
Për Muhaxhirin është e çuditshme se si “në vend të bashkëpunimit, harmonizimeve dhe sinergjisë, hapen hendekë dëmtues që i fragmentarizojnë potencialet politike”.
Ai mendon se raportet miqësore të Ramës me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili aktualisht është duke u gjykuar në Hagë për krime lufte, nuk duhet të transformohen në alibi për armiqësi politike me ish-kundërshtarët e ish-Presidentit.
“Edhe nëse e ka vullnetin, Rama nuk posedon as pushtet politik, as fuqi ekonomike, as infrastrukturën logjistike, që të mund të shndërrohet në vendimmarrës gjeostrategjik për Kosovën dhe në Kosovë”, përfundoi ai.
Nga ana tjetër, profesori i Shkencës Politike, Nexhmedin Spahiu, theksin e fuqisë së fjalimit të Ramës e vë në tre pika.
“Kërkesa që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, prononcimi KOSOVA dhe jo KOSOVO dhe e fundit po jo për nga rëndësia, përmendja e Kosovës si Komb”, shpjegoi ai për AP.
Megjithatë, Spahiu ka vërejtur dy “pika të dobëta” në fjalimin e Ramës.
E para sipas tij është “stërzgjatja e fjalimit” dhe e dyta “kërkesa që të shuhet Gjykata Speciale”.
“Me këtë ai nuk mund t’u ndihmojë shokëve të tij të akuzuar por vetëm sa ua rëndon situatën”, vlerësoi ai.
Shqipëria fillimisht me 21 korrik të këtij viti votoi unanimisht një Rezolutë “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.
Rezoluta kërkon na Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të rishikojë Rezolutën 1782, atë të viti 2011, dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Heqja e njollës për heqje organesh është mision historik i të gjithë shqiptarëve etnikë, mision të cilën po e udhëheq kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama.
Paska dhene mendimi e bere vrejtje edhe Nexhmedin Spahiu?
Se ku e nxorri Nexhmedini nga fjalimi i Rames Kosoven si komb dreqi e di!!! Te mbrosh komandantet e UCK-se sot nga akuza te fabrikuara enkas,eshte te mbrosh reagimin e popullit shqiptar te Kosoves kunder gjenicidit te regjjmeve serbe per nje shekull te tere, dhe eshte puro patriotizem,qe me sa shofim per disa,si ne Shqiperi e ne Kosove,kunderpeshojne rendesine e fjalimit te Rames me nje "ridikolizim" puro te stilit serb,duke u kazavjerre ne zhgaravinat e publukuara prej tyre ne thjesht nje aksion personal te Rames, per te shpetuar mikun e afert Thaçi,e kjo eshte idiotesi puro!!!!!
sakte
Pse nuk e bene vet kosovaret propozimin per emrin e shtetit: Kosova, ne vend te Kosovi?