Franca kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën

13 Tetor 2022, 17:03Rajoni TEMA

Franca kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën

Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, Radio Evropa e Lirë merr vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës. ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me emigrantë, zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së. Përmes këtij sistemi për autorizim të udhëtimit do të mblidhen dhe do të përditësohen informacionet e nevojshme për të vërtetuar se një person nuk përbën kërcënim për sigurinë.

Ky sistem është krejtësisht elektronik, që mundëson marrjen e informacioneve për banorët e vendeve që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Zonën Schengen. Ky sistem është i ngjashëm me sistemin amerikan ESTA, që shërben për qëllime të njëjta.

Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – pa ndonjë datë të saktë. Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018.

Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret. /REL

3 Komente

  1. t
    taso kume

    Ishte e parashikushme qe FRANCA eshte e destinuar te beje "BULLIN" me SHQIPTARET.Dihet qe sistemet e kontrollit per hyrjet e daljet eshte diçka e domosdoshme per antiterorizmin,po FRANCA sot e gjeti ku rendi idites ishte liberalizimi ,nuk u kujtuan me para.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kim Yong

      Kurvat franceze jo vetem qe nuk duan ti heqin vizat per Kosoven, por praktikisht po thone qe pas vitit 2023 te vendosin viza per te tjeret duke perfshire edhe Shqiperine. Jo vize ne ambasade, por vize elektronike qe eshte e njejta gje. Plus qe do paguajme edhe nje tarife per ket lloj vize. Ky ka qene propozim i atij pijanecit nga Luksemburgu (Jean Claude-a si e kishte ai) gjasme per te "penguar terrorizmin". Terroristet nuk jane aq budallenj sa te presin per vizat e ketyre. Si gjithmone e hane qytetaret qe duan te zbatojne ligjet. Prandaj o kurve franceze, mos mendo se njerzit jane budallenj. Prite tani kur te thote "se do bjeme nje perjashtim per serbet and ruset qi ti afrojme me shume me Europen". Funderrina. Shih mor plehre Parisin qe e ka pushtuar jevgjiteria e globit pastaj vendos vizat per shqiptaret.

      Përgjigjjuni
      1. z
        zalli

        KUR Franca slejon levizjen e qytetarve,atehere ca pozitiviteti do i sjelli kjo France Kosoves ne dialogun Kosove Serbi,besoj se Kurti dhe Osmani duhet te dalin e ti tregojne popullit kosovar se cili opsion per kete dialog ,ai i Amerikaneve apo i Boshtit Franko Gjerman eshte i duhuri,se u cirren duke na e reklamuar 'procesin e Berlinit",qe rastesisht ju bashkue edhe franca.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje