Fjalimi kundër raportit të Dick Marty në KiE, Hoti falenderon Ramën: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri jonë

12 Tetor 2022, 16:52Rajoni TEMA

Fjalimi kundër raportit të Dick Marty në KiE, Hoti falenderon

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama kundër raportit të Dick Martyt gjatë sesionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti shkruan se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i tyre.

"Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës.
Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi", shkruan Hoti.

3 Komente

  1. V
    Vito i Orneles se Varuzhanit

    Nuk ke kuptuar asgje. Rama u be gazi i botes...

    Përgjigjjuni
    1. e
      em

      Vitori pa na e analizo gazin e botes o i mencuri i Sales

      Përgjigjjuni
    2. K
      Komentatori

      Populli shqiptar i Kosovës. Nuk ka popull kosove se jemi të gjithë shqiptarë o hoti

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje