Deputeti ukrainas flet shqip në Asamblenë e KiE-së, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës

11 Tetor 2022, 17:40Rajoni TEMA

Deputeti ukrainas flet shqip në Asamblenë e KiE-së, kërkon

Deputeti i Ukrainës, Oleksii Goncharenkjo gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur edhe në gjuhën shqipe, duke thënë se “Kosova është Evropë”.

Në sesionin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ai u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Këtë dua ta them veçanërisht për Kosovën. Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës ku 12 vende nuk e kanë njohur. Ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë”.

“Të gjithë duhet ta bëjmë këtë, ta njohim Kosovën dhe së bashku të ecim përpara. Kosova është Evropë”, është shprehur Goncharenkjo.

Lidhur me këtë fjalim të deputetit ukrainas ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo e ka quajtur fjalim të fuqishëm atë të Goncharenkjos, ndërsa ka thënë se Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirë dhe demokracisë.

“Fjalim i fuqishëm nga deputeti Oleksii Goncharenkjo  për të drejtën e Kosovës për t’u ulur në mesin e evropianëve të tjerë në Këshillin e Evropës. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.

3 Komente

  1. Y
    Yes

    Pse nuk e njohet Kosoven kur erdhi ne pushtet Zelenski? Apo tani qe po jua merr frymen Putini, e kuptuat cfare do te thote pavaresi.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Ukraina ishte i vetmi vend qe ndihmoi Maqedonine me helikoptere te shtypte revolten ne vend. Te besosh se Ukraina apo cilido vend tjeter eshte mik i shqiptareve eshte naivitet dhe idjotesi.Mes vendeve ka vetem interesa nderpalese dhe pike. = Fakti qe shqiptaret quajne Edroganin apo Kimeten , miq te shqiptareve, gabohen rende. Idjotesia me e madhe dhe skandal, kur Ed Rama, thote e kam nder te kem mik Sulltan Erdoganin.

      Përgjigjjuni
    2. c
      ca ca

      Kaq gjete te thuash moj OSMANKE/????????He te kripsha trute

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje