Kurti: Ka një iniciativë franko-gjermane për dialogun me Serbinë, por nuk mund të tregojmë gjithçka

10 Tetor 2022, 17:42Rajoni TEMA

Kurti: Ka një iniciativë franko-gjermane për dialogun me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar se i është prezantuar “korniza e re” për dialog për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, të cilin e ka publikuar të dielën e 18 shtatorit, Albanian Post.

“Ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron që t’i jap edhe më shumë fuqi zotërit Lajçak, sikurse që i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane”, tha Kurti.

Por, thotë se jo gjithçka që bisedohet “mund ta hedhim në opinion”.

Ai ëshë arsyetuar se derisa gjërat janë në nivel të ideve dhe nuk kanë formën e prerë nuk mund t’i prezentohen publikut, sepse bisedimet kërkojnë një dozë konfidencialiteti.

“Nuk ka diçka përfundimtare, aq më pak vendimtare që do të mund të thuhej që ky është propozimi franko-gjerman dhe rrjedhimisht diskutojeni tash dhe jepni vërejtjet”.

“Më shumë ka ide që qarkullojnë Berlin, Bruksel, Uashington, Londër Romë, Paris dhe Beograd e Prishtinë”.

“Unë kam zotim të plotë për transparencë mbi procesin, mirëpo është konfencidialiteti i bisedimeve paralelisht me transparencën  e procesit dhe të gjitha idetë me të cilat shpeshherë ne testohemi nga zyrtarë dhe diplomatë nga më të ndryshimit”.

Sipas kryeqeveritarit, duhet diçka të ngurtësohet që të publikohet. “Përderisa është në gjendje të lëngshme nuk është korrekte nga ana ime që ta publikojë, pas ngurtësimit vjen publikimi”, shtoi ai.

1 Komente

  1. G
    GN

    Kurti eshte koqe i pasherueshem. Ja se cthone lajmet nga Serbia: nemački kancelar Olaf Šolc i francuski predsednik Emanuel Makron servirali su Beogradu "paket" u kom nude, ukoliko Srbija dopusti da Kosovo dobije mesto u Ujedinjenim nacijama, materijalnu korist i članstvo u EU. Valle eshte sekret kjo qe cfare i ofron Evropa Serbise per te lejuar qe Kosova te kete vend ne Kombet e Bashkuara? Ky koqe vazhdon me sekrete....Puna eshte se cfare i kerkojne Kurtit....Koqja kosovar duhet te konsultohet jo te ruaje sekretet....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje