
Albin Kurti thotë se dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave. Dialogu duhet të jetë për marrëveshje. Presidenti Vuçiq flet për një dokument gjermano-francez.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se "është optimist që në muajt e ardhshëm do të mund të arrihet një marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, marrëveshje kjo ligjërisht obliguese". Sipas Kurtit, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian, është krijuar një qasje e re. Kurti tha se "dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje”. Këto deklarata, kryeministri i Kosovës i bëri në seminarit të 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që këtë herë është mbajtur në Prishtinë.
Faza e re e dialogut
"Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Kjo është fazë e re sepse tema e parë në zyrën e Josep Borrell në Bruksel, ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra, dialogim për marrëveshje. Tani unë jam shumë më optimist, sepse, krahasuar me të kaluarën, kur njohja e pavarësisë ishte në fund të procesit, dhe po shndërronte këtë çështje në motivim për zvarritje të procesit, tani njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes”, tha Kurti.
Vuçiq flet për propozimin gjermano-francez
Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në një konferencë për medie në Beograd se Franca dhe Gjermania kanë paraqitur një dokument me të cilin kërkojnë që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, por pa e njohur pavarësinë e saj. "Pozicioni i Serbisë po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, sepse Perëndimi po përpiqet të zgjidhë çështjen e Kosovës me anëtarësimin e saj në OKB. Perëndimi mendon se me këtë do t'i marrë argumentet nga duart presidentit rus Vladimir Putin”, tha Vuçiq. Presidenti Vuçiq, tha se propozimi i Gjermanisë dhe Francës është një çështje për të cilën duhet biseduar dhe menduar”.
"Nuk mund ta hidhni nga dritarja propozimin që vjen nga dy nga vendet më të fuqishme, por nuk jam i sigurt që mund ta pranojmë”, tha Vuçiq. Sipas tij, "thelbi i dokumentit është që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara”. Serbisë, "do t'i përshpejtohej anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe do t'i ofroheshin përfitime të rëndësishme ekonomike”, tha Vuçiq. Ai ritheksoi se për Serbinë është e papranueshme që Kosova të jetë në OKB. Autoritetet në Kosovë nuk e konfirmuan ekzistimin e një dokumenti të tillë. Ato thonë se zgjidhja e vetme është njohja e ndërsjellë.
Angazhimi i këshilltarëve
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanel Macron, dy muaj më parë angazhuan këshilltarët për politikë të jashtme, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, që të shtyjnë përpara procesin e dialogut Kosovë-Serbi me qëllim arritjen e një marrëveshje përfundimtare për përmirësimin e raporteve. Të dytë u bënë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq që "të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, i takuan ndarazi të enjten në Pragë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu dhe presidentin serb Vuçiq. Presidentja Osmani-Sadriu, tha se për dialogun me Serbinë "ka kërkuar të mbyllet sa më shpejt, me njohje të ndërsjellë", ku nuk do të prekej integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Kosovës.
"Para presidentit Macron dhe kancelarit Scholz kam paraqitur vijat tona të kuqe, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetin e vendit, kushtetutshmërinë e vendit, dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Dhe po ashtu, potencova rëndësinë e jashtëzakonshme që Kosova të mbetet shtet funksional, pra mos të lejojmë zgjidhje të cilat më shumë shkaktojnë probleme sesa që sjellin më shumë paqe e stabilitet në rajon", deklaroi presidentja Osmani-Sadriu pas takimit me Scholz dhe Macron në Pragë të Çekisë.
DW
Albin Kurti eshte nje person i papjekur dhe nuk mund te quhet politikan. Ai i nderon fjalet si gruaja breket... Diallogu or derdimen gjitmone ka qene per te arritur marreveshje, por ke qene ti qe e ke shfrytezuar per politike. Ti kur more pushtetin e mohove diallogun dhe the qe bisedimet me Serbine nuk ishin ne axhenden e qeverise qe formove. Ne vend te diallogut shpike "reciprocitetin" qe sipas mendjes tende prej kalamani presupozonte njohjen reciproke ne fillim te diallogut. Hajde dhe kuptoje kete zollpmahi tende. Duke mos marre pjese ne diallog e ndihmove Vuciqin ta "dridhte" deri me sot. Nga ana tjeter mbeshtetesit e tu te shpallen Mbret si ne Kosove dhe ne Shqiperi, sepse "i tregove vendin serbit" me pordhe te qelbura dhe Ramen e bombardove me "patriotizem". U lidhe me Sali Berishen.... Nuk eshte se ke nderuar mendje. Edhe sot i perdor fjalet per tu bere i "pelqyer" ne ambjentin injorant te VV dhe perdridhesh si "bolla" duke thene se "jo njohje reciproke ne fund te bisedimeve...por..." duke u bere nje "gjemb ne bythe te Amerikes dhe Evropes". Dokunmenti qe ti u kujtove te permendesh ka kohe qe ka dale dhe eshte quajtur "modeli i dy Gjermanive". Ti bllofon me te verteten sepse nuk ke nga leviz. Ti tekstualisht ben ate qe kerkon Vuciqi dhe asnjehere nuk konsultohesh me Shqiperine apo me Kosoven. Ti mundohesh te imponosh ato qe thote Vuciqi duke u hequr sikur "te plasi bytha" per Kosoven. Po te kishe ti nje ndjenje minimale shqiptare ti do e kishe mbledhur parlamentin(apo Kuvendin) sic beri Vuciqi qe e beri "flake" Serbine dy dite merradhe. Ti ke heshtur deri sa planet e Serbise dhe te Evropes te piqen dhe ti te dish se cte besh....Eshte kjo arsyeja qe Evropa nuk te pyet. Eshte kjo arsyeja qe Evropa pyet vetem Vuciqn, sepse e di qe ti do besh sic thote Vuciqi. Me sa duket Serbia eshte trembur dhe ka pranuar planet evropiane. Ti vetem sa i bashkangjites vendimit te Vuciqit. Tere keto qe them nuk i them se jam kunder marreveshjes se mundur, por ti nuk duhet ta "sheses" kete marreveshje si "njohje reciproke". Me kete marreveshje Serbia arrin dy qellime themelore. Qellimi i pare eshte qe te siguroje futjen ne Evrope para nesh dhe qellimi i dyte eshte qe ceshtjen e njohjes se Kosoves si shtet i pavarur ta shtyje ne "kalandrat greke" kur ajo te jete ne pozicion superior. Ti me siguri je dakort me kete plan sepse dakort eshte Vuciqi. Edhe po qe se Vuciqi nderon mendje ai do te detyroje ty te thuash jo dhe ai te dale perseri 'dhjale i mire' i Evropes sic beri kur doli nga bisedimet.... Kjo vjen sepse ti nuk e konsiderion Shqiperine "vendim meme" dhe Kosoven te shenjte. Ti udhehiqesh nga interesat serbe qe jane ne konflikt me ato evropiane dhe Amerikane dhe ndihmon Serbine ta kaloje lehte. Perfundimisht, ne fjalimet e tua, Vuciqi gjithmone gjen sebep per te dale i "pa lagur" dhe ne te mbajme pergjegjesite sepse Kurti duke shitur "fjale boshe patriotike" ka shitur interesat e Kosoves duke vene ne veshtiresi edhe Ameriken dhe Evropen. Ndoshta kete rradhe do besh ashtu si te thone, por loja nuk ka mbaruar. Serbi do prese per kohe me te mira. Une nuk kuptoj se per cfare pret ti....
Analize vertet shume e drejte. Respekt per komentuesin.
Analize vertet shume e drejte. Respekt per komentuesin.