
Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro janë pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se sipas diskutimeve që ka pasur me përfaqësues të këtyre shteteve, ata presin që të ketë përparime në dialog me Serbinë. Ndërkohë njohës të rrethanave politike konsiderojnë që diplomacia kosovare duhet të lobojë më shumë të këto shtete.
Pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. E sigurisht që mosnjohja e tyre ka ndikuar dhe po vazhdon të ndikojë në rrugën integruese të Kosovës. Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, në një intervistë për Radio Kosovën ka deklaruar se sipas diskutimeve që ka pasur me përfaqësues të këtyre shteteve, ata presin që të ketë përparime në dialog me Serbinë dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
“Sipas asaj që kam parë unë gjatë diskutimeve të mia me përfaqësues të zyrave ndërlidhëse të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën por që kanë zyrat e tyre në Prishtinë, ata presin të shohin përparim në dialogun me Serbinë dhe normalizim të raporteve. Kjo mendoj që mund të ndikojë te këto shtete për të parë se si do të vazhdojnë më tutje”, ka deklaruar Szunyog.
Pergjigje idjote e perfaqsuesve te pavlere te nje sajese fallso, absurde, sharlatane, hipokrite dhe impotente, te krijuar nen sqetullen e Amerikes, te vetquajtur Bashkim Europjan. Por si Bashkim nuk ka asgje! Nuk arrin dot te flase as me nje ze te vetem dhe as te kete nje qendrim te vetem ne oborrin e shtepise. Nje rrumpalle europjane qe i mban bashke paraja dhe siguria e sqetulles amerikane.
Me mire mos e hapni gojen dhe lini gjithe boten me dyshimin se jeni karagjoze, se sa llapni dhe hiqni cdo dyshim! Nuk besoj se nje gje kaq jo serioze do BE ja do shkoje larg ne histori. Nuk ka asnje ide, strukture, mentalitet, seriozitet, vizjon dhe organizim se si te perballoje sfidat e historise. Deri tani ka deshmuar qe edhe sfiden me ordinere apo hajvane, si cerek shekulli per emrin e Maqedonise, zhytet dhe mbytet ne mocalin e jashteqitjeve te veta edhe nga shteti me hajvan dhe mesjetar qe ka ne bashkesine e vet. Ndofta shperberja ne 1000 copa mund te jete edhe me e shpejte edhe me e papritur se cmund ta imagjinojme edhe nuk do ndale vetem me shperberjen e BEse por edhe te shteteve fallso qe ka sajuar ne shekuj si Europe imperialiste. Shqiperia dhe shqiptaret pervec pritjes se perjetshme ne koliben jashte mureve te BEse, duhet te konsiderojne cdo opsion dhe te jene gati. Bashkim- shtet-ushtri- sovranitet prodhues- aleate- kurajo per te menduar me koken tone dhe per te marre inicjativa kurajoze historike.
Kur te mungon aftesia si BE, per te rene dakort mes vetes edhe kur konflikti eshte i te tjereve, si mund te besh te bien dakort dy palet ne konflikt?! Pas shume vjetesh kotesi, kjo qasje anadollake, ka degraduar ne tallje trapi me BEne dhe aftesite e saj negocjuese, edhe nga vete Serbia dhe Kosova. Duket se kjo ceshtje do zgjidhet me nje ultimatum amerikan ndaj BEse. Pasi problemi me i madh nuk qendron tek dy vende te parendesishme, qe kane pranuar gjithe jeten vendimet e historise, por tek perandori artificiale qe mendojne se jane fuqi te medha.