Qeveria e mohon por ky është dokumenti që dëshmon se Kurti kërkoi lobim në SHBA

8 Tetor 2022, 21:19Rajoni TEMA

Qeveria e mohon por ky është dokumenti që dëshmon se Kurti

Sot në media qarkulloi lajmi se është lidhur një kontratë mes Bailey Strategic Advisors, LLC dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nënshkruar më 20 shtator të këtij viti. Sipas asaj që u mësua, Kurti ka paguar për lobim te kjo kompani amerikane, shkruan Gazeta Metro.

Si objekt pune në shërbim të kryeministrit Albin Kurti kjo kompani lobuese angazhohet të “përforcojë perceptimin për Kosovën tek zyrtarët amerikanë”.

Këtë mund ta gjejmë edhe në dokumentin zyrtar që është nënshkruar nga Roy Bailey dhe ku po ashtu figuron emri i kryeministrit tonë.

Këtë “përforcim të perceptimit të Kosovës” supozohet që ky lobi ta bëjë me dy senatorët republikanë, Ted Cruz e Marco Rubio në dhjetor të këtij viti.

Në vizitën e tij tri javore në SHBA, Albin Kurti ishte takuar me po këtë senator, Ted Cruz nga Texas.

Qeveria thotë se s’ka kurrfarë marrëveshje me Bailey për lobim, derisa ka konfirmuar se shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka qenë në kontakt me Bailey përmes dy bisedave online, meqë ky i fundit dhe disa bashkëpuntorë të tij janë të interesuar për sektorin e energjisë në Kosovë.

Sa i përket çmimit të këtij lobimi, në dokument thuhet se palët nuk janë dakorduar për një shumë konkrete.

Qeveria e mohon por ky është dokumenti që dëshmon se KurtiQeveria e mohon por ky është dokumenti që dëshmon se Kurti

4 Komente

  1. E
    Ermal

    Jepi dorën Ramës o Albin dhe s’ke nevojë për të paguar para’ për lobim me SHBA-në.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bato

      Al Bin Kurti eshte nje zagar i Salih Berishes

      Përgjigjjuni
      1. Çekiçi

        ALBIN KURCI KURTOVIQI ËSHTË NJI POLITIKAN MJERAN DHE MASHTRUES PSIKOPAT DHE IDIOT I LINDUR LOBIMET E TIJË JANË ANTI NJERZORE DHE ANTI KOMBETARE

        Përgjigjjuni
        1. A
          Akademik Pordh Fuga

          Ca problemi ka ? A mos valle pagoi para per te dale nje foto per fushate sic beri Rama me Obamen? Apo Basha me para ruse kunder integrimit te Shqiperise ?Apo Meta hajduti per nje foto me Trump? Nqs lobimi lidhet me Kosoven per promovimin e ceshtjes se saj bravo i qofte.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje