
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana, ka ritheksuar përkushtimin e Aleancë-Veri Atlantike për të siguruar stabilitetin e shteteve në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar faktin se blloku më i madhe perëndimor ushtarak do të bëjë gjithçka për të siguruar paqen në Kosovë përmes misionit të KFOR-it.
Sipas tij NATO-ja është e vendosur të mbështes paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar një mjedis të sigurt për banorët e Kosovë, por e dimë se ajo që do të sigurojë paqe të qëndrueshme është dialogu ndërmjet Kosovës dhe sidomos bashkëjetesa e të gjitha komuniteteve, prandaj liria e lëvizjes është e nevojshme” ka thënë Geoana në forumin To Be Secure, e organizuar nga Këshilli Atlantik i Malit të Zi.
Në anën tjetër i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçkak, i cili ishte panelist në të njëjtën forum ka deklaruar se Ballkani Perëndimor duhet sa më shpejt të integrohet në BE, sepse siç ka alarmuar ai “nuk dihet deri kur do të jetë stabil”.
Ai ka vlerësuar se pas luftës në Ukrainë, BE-ja s’duhet ta shoh më Ballkanin si një rajon që mund të pres për t’u anëtarësuar.
“Lufta në Ukrainë në fakt ndryshoi shumë gjëra, rregullat, arkitekturën botërore, solli me vete shumë gjëra të këqija, por ka një gjë të mirë. Pati një zgjim nga BE-ja mes atyre që e konsideronin më parë Ballkanin Perëndimor si një zonë paqësore dhe që mund të presë”, ka theksuar diplomati sllovak.
"“Lufta në Ukrainë në fakt ndryshoi shumë gjëra, rregullat, arkitekturën botërore, solli me vete shumë gjëra të këqija, por ka një gjë të mirë. Pati një zgjim nga BE-ja mes atyre që e konsideronin më parë Ballkanin Perëndimor si një zonë paqësore dhe që mund të presë” e vërtetë dhe do të bëhet dhe më mirë,pas rënjes së krye diktatorit!! gjithë të tjerët do ulin aq shumë hundët sa gjënë e parë që do bëjnë!? do përpiqen të shkojnë në PS e nënave të tyre!