Prova dialogu në Çeki, Macron-Scholz takohen veçmas me Vucic dhe Osmanin

6 Tetor 2022, 20:31Rajoni TEMA

Prova dialogu në Çeki, Macron-Scholz takohen veçmas me Vucic

Përpjekjet e dyshes franko-gjermane për të gjetur një zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi, u konfirmuan edhe në Çeki.

Në samitin e Komunitetit Politik Europian, presidenti Emmanuel Macron, dhe kancelari, Olaf Scholz, zhvilluan takime me përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës.

“Mirënjohëse presidentit Macron dhe kancelarit Scholz për takimin e sotëm, për përkrahjen e tyre për Kosovën dhe angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë!”, shkruajti presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Facebook.

Megjithatë nuk jep shumë detaje se çfarë diskutoi në takim. Ndërsa, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dha më shumë detaje.

 “Temat kryesore të bisedës me Macron dhe Scholz ishin Kosova dhe rruga europiane e Serbisë. Besoj se kam përfaqësuar me përgjegjësi dhe seriozitet vendin tonë dhe interesat e tij”, njoftoi Vucic.

3 Komente

  1. K
    Kosova

    Jam kurioz nese kjo Osmani ka kuptuar gje nga takimi.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Po njecike me shume se nga ai Serbi , vellami i Rama hajdutit nuk diksutohet qe ka kuptuar se Vjosa i ka mbaruar studimet jashte ne Perendim ndersa Vuci vuci i ka mbaruar ne universitetet rrembythje te Serbise kur dihet se jo Vetem Serbia , por gjithe Euripa Lindore nuk kane asnje Universitet qe te plotesoje kerkesat e nje Universiteti Perendimor , sic thoshte nje studim i BE-se Keshtu qe ti o patronazhist -fuksi mos u merakos per ate pune

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali Rrumpalla dhe Ilir floriri.

        Mire e ke edhe ti Rajmon Vlonjati nga llonxha e Vlores. Prblemi nuk eshte shkolla por gjaku. Po te kish gjak shqiptari Osmanovic do thoshte se cfare diskutoi. Ajo hesht sepse gjaku i saj turko serb e ndalon te flasi per planet qe po flitet se Evropa kemngul ne nje marreveshje pa njohje reciproke....vet Albin Kingu e ka thene kete qe kur kundershtoi planin amerikan te njohjes reciproke. Ai e "modifikoi" dhe 'modernizoi" kete plan dhe tha qe bisedimet nuk duhet te sjellin njohjen reciproke ne fund por njohja reciproke te jete boshti i bisedimeve... Pyetja per ty eshte: 1- A e kupton ti se pse Kurti modifikoi planin amerikan? 2-Meqe behet fjale per Osmanovicin po te pyes ne se Vjosa ka gisht ne kete plan? Pyetja e trete pa numur eshte valle nuk te vete ty mendja se keto "mencuri" te Kurtit dhe Vjoses jane "rregulluar" me pare me Vuciqin per te siguruar Vuciqin qe njohja reciproke nuk eshte ne axhenden e Kurtit dhe Vjoses? Une i di pergjigjet per keto pyetje por te vetmen gje qe nuk kuptoj eshte si ka mundesi qe ti nuk kupton se kjo marreveshje eshte realizimi i planit te Vuciqit per te shtyre njohjen "pas te vjelave"....E quan vehten Vlonjat, por ti je llonxhar....

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje