Behgjet Pacolli: Jam ngopur me para dhe luks, por më vjen keq që nuk mu dha mundësia të udhëheq Kosovën

6 Tetor 2022, 10:55Rajoni TEMA

Behgjet Pacolli: Jam ngopur me para dhe luks, por më vjen keq që nuk

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli shkruan se është “i ngopur me para, pozita e luks”, por shton se i vjen keq që s’ka pasur asnjëherë mundësi që ta udhëheqë dhe zhvillojë Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se nuk do të ndalet asnjëherë së punuari për Kosovën.

"Një gjë duhet kuptuar. Unë nuk jam në kërkim të pushtetit politik. Jam i ngopur dhe i realizuar në jetë. Jam i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale. Ato që i kam ëndërruar në jetë i kam realizuar. Nuk kam nevojë për xhipa dhe truproje në jetën time. Zoti është mbrojtja ime e vetme.

Por unë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën edhe pse më vjen keq që mua nuk mu dha asnjëherë mundësia të udhëheqi dhe të zhvilloj Kosovën në mënyrë dinjitoze që askush nuk e ka bërë deri më tani. Po ashtu, nuk do të ndalem së ndihmuari njerëzit në nevojë. Ky jam unë", shkruan Pacolli. 

 

 

2 Komente

  1. N
    Nari

    Per mendimin tim Behxhet Pacolli eshte nje nga njerezit me te mire e me te afte te Kosoves,por qe quditerisht nuk eshte vleresuar sic duhet ne Kosove.Nje njeri shume i pasur e arritur gje kjo me pune dhe aftesi,duke filluar nga punet me te thjeshta.Njeri bamires, i cili ka bere shume per njerezit dhe vendin e tij pa patur asnje interes,dhe nje patriot shume i madh.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Ky nuk ka nivel fare, mirepo si shqipo qe eshte ka mentalitet Osmanlliu , qe po pate para i di te gjitha, por ja qe nuk eshte ashtu --Dhe kane ebre shume mire qe nuk e kane lejuar te drejtoje vendin se thjesht ky nuk eshte per ate pune

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje