Incident në ashensor, vdes ish-komandanti i UÇK-së në Pejë

4 Tetor 2022, 21:10Rajoni TEMA

Incident në ashensor, vdes ish-komandanti i UÇK-së në

Një 54-vjeçar në Pejë ka humbur jetën si pasojë e një incidenti në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express“, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Mësohet se 54-vjeçari që humbi jetën është ish-komandanti i UÇK-së, Deli Leka.

Për vdekjen e tij kanë shkruar miq e familjarë në rrejtin social Facebook.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën “Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Njësitë Policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”.

Driton Rugova shtoi se në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe prokurori, i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsinë, ndërsa rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”. 

2 Komente

  1. G
    Gita

    Incident apo aksident, po qe incident, eshte vrasje!

    Përgjigjjuni
    1. D
      D.Didani

      Incident apo Aksident o i(c )nderuari gazetar????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje