Kurti ndryshe nga Vetëvendosje: Për 20 vjet nga viktima jemi kthyer në fanar të demokracisë! Kush mendon ndryshe i bën favor Putin-it

4 Tetor 2022, 13:03Rajoni TEMA

Kurti ndryshe nga Vetëvendosje: Për 20 vjet nga viktima jemi kthyer

Kosova është një storie suksesi për të cilën duhet të dëgjoja e gjithë bota dhe nga një viktimë e konfliktit është kthyer në një lider të demokracisë në vetëm 20 vjet, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur me 19 maj pati folur si i ftuar në “Atlantic Council”.

“Nga një viktimë e konfliktit dhe gjenocidit Kosova ia ka arritur të bëhet një shtet i pavarur dhe sovran, me institucione të plota demokratike dhe me një Kushtetutë të bazuar në principet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë dhe respektit për të drejtat e njeriut”, ka thënë Kurti.

“Historia e suksesit tonë duhet të ndahet me komunitetin global të shteteve demokratike”, thoshte ai.

Përtej se vetë demokraci lidere, Kurti thoshte se “Kosova tani i kontribuon paqes dhe stabilitetit, krenarisht duke shërbyer krahpërkrahë me partnerët dhe aleatët nga SHBA-të”.

Kah fundi i fjalimit, kryeministri pohon se “thënë shkurt, Kosova është fanari i demokracisë në rajon, ne jemi vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor”.

Kryeministri përsëritë në fjalim se “Kosova është storia e suksesit demokratik në rajon, prandaj duhet të mbështetet me ndihmë më të madhe financiare, duhet gjithashtu të mbështetet të bëhet anëtare e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera rajonale pa një tjetër vonesë”.

Madje, kush mendon ndryshe i bën favor presidentit rus, Vladimir Putin thotë ai.

“Besoni, të zhbëhet progresi i arritur në Kosovë do të ishte fitorja më e madhe që presidenti despotik Putin do ta donte”.

Ndryshe nga sa thotë Kurti në këtë fjalim, të hënën e 3 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka njxerrur një video-reklamë ku thuhet se Kosova është një vend i vjedhur dhe e mbytur nga korrupsioni për 20 vjet.

Madje, aty shtohet se klasa politike e kaluar, as tash nga opozita nuk po e lejon Kosovën të lulëzojë. /Albanianpost.com

1 Komente

  1. T
    Trapi

    Bravo Kurti. Tani te mbetet tja kalosh edhe Evropes dhe Amerikes per demokraci. Ne Ballkan te tere e dime se je i pari dhe fener ndricues sic ishte Shqiperia Fener Ndricues ne bote. O Kurt mavria. Ti ingjan nje bretkoce qe eshte ne fund te mocalit dhe asnjehere nuk e ngre koken lart te shohi driten...te mbetet qe pasi fitove zgjedhjet ne Shqiperi ti fitosh edhe ne Mal te zi. Ti sulesh Maqedhonise, Bullgarise dhe ne fund Serbise. Atje me siguri do i fitosh zgjedhjet se e dine se kush je. Hesht or idjot se le name!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje