Hungari-Austri-Serbi, bashkëpunim tripalësh kundër imigracionit ilegal

3 Tetor 2022, 22:40Rajoni TEMA

Hungari-Austri-Serbi, bashkëpunim tripalësh kundër imigracionit

Kryeministri hungarez Victor Orban ka risjellë në vëmendje mediatike çështjen e imigrantëve ilegalë që po hyjnë në BE.

Gjatë një Konference për shtyp me presidentin serb Alexander Vuçiç dhe kancelarin austriak Karl Nehammer ai ka folur për një bashkëpunim tripalësh mbi këtë çështje.

"Ky është i pari në një seri takimesh që bëjmë së bashku për shkak të migrimit. Ne jemi vendet që jemi goditur më rëndë nga imigrimi ilegal dhe jemi nën kërcënim. 

Duhet investuar shumë për të zgjidhur këto problemed he nuk jemi të kënaqur me situatën në kufirin serbo-hungarez…Rruga e Ballkanit Perëndimor është ajo që është goditur më rëndë", tha ai.

Orban ka shtuar se për të menaxhuar këtë situatë do të ketë takime të tjera në nivel ministrash ku do të përcaktohen hapat e ardhshëm brenda një kuadri ligjor. 

Vendimi në fjalë konfirmon një bashkëpunim jashtë sferës së BE-së dhe në një pikëpamje injoron FRONTEX, duke shtuar këtu se për disa vende imigrimi është çështje e sigurisë nacionale.

1 Komente

  1. D
    Detari

    skiptaret nga ana tjeter duan muhamed xhami allahi, me mijera avgane dhe mijera te tjere taleban nga irani VK

    Lini një Përgjigje