Gazetari: Cilat janë kërkesat e dhimbshme të Vuçiç për marrëveshjen Kosovë - Serbi, nëse realizohen do të ishte vrasje e shtetit

3 Tetor 2022, 10:50Rajoni TEMA

Gazetari: Cilat janë kërkesat e dhimbshme të Vuçiç

Analisti Milaim Zeka thotë se zgjidhja më e mirë për një marrëveshje dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shkëmbimi i territoreve.

Në një intervistë për Euronews Albania Zeka u shpreh se nga dokumentet e diplomatëve europianë që qarkullojnë, duket se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është afër, po ajo sipas analistit do realizohet mbi bazën e dy kërkesave të Vuçiç që janë shumë të dhimbshme për Kosovën.

“Jam i bindur se Serbia s’do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por ka mënyra të tjera për të arritur marrëveshjen; Serbia dëshiron të vërë kushti që Kosova të mos anëtarësohet 10 vite në OKB, por janë edhe dy kërkesa shumë të dhimbshme për Kosovën: që serbët e veriut të fitojnë autonominë dhe të krijohet asosacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive.

Nëse bëhet kjo, do të ishte vrasje  e shtetit të Kosovës. Asoacioni që Kurti e quante Zajednica do të jetë kanceri më i madh kundër shtetit të Kosovës”, tha Zeka.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë për Kosovën ka qenë dhe është shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova të jepte Zubin Potokun, Leshakun dhe Leposaviçin që kanë qenë të Serbisë deri në vitin ‘58 dhe ne të merrnin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, u shpreh Zeka.

8 Komente

  1. T
    Tani

    Propozimi i zekes eshte gjeja me e mire qe mund te ndodhe me kosoven, ne fund te fundit perse duhen ruajtur kufijte aktual te ksoves, qe te vriten njerzit andej e ketej kufirit? Ne se komunat serbe ne kosove jane serb le te shkojne me serbin dhe ne se komunat shqiptare ne serbi ndihen mire me kosoven le ti bashkohen kosoves!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ari

      Absolutsht!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tani

      Propozimi i zekes eshte gjeja me e mire qe mund te ndodhe me kosoven, ne fund te fundit perse duhen ruajtur kufijte aktual te ksoves, qe te vriten njerzit andej e ketej kufirit? Ne se komunat serbe ne kosove jane serb le te shkojne me serbin dhe ne se komunat shqiptare ne serbi ndihen mire me kosoven le ti bashkohen kosoves!

      Përgjigjjuni
      1. i
        illyrian

        Po te jete një ndarje e drejte pse jo ... kështu mbyllet njëherë e përgjithmonë kjo situate ...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ashtu Kot

          Shkembimi i territoreve vertet eshte zgjidhja me e mire, por jane disa faktor qe e pengojne: 1-Eshte Evropa qe e sabotoi kete zgjidhje dhe me te drejte. Frika nga "Kutia e Pandores" eshte akoma gjalle ne Evrope....Ishte Merkel qe thirri Haradinin dhe e paralajmeroi kunder Thacit... 2-Kundra eshte populli serb. Kush i ka ndjekur evenimentet ne kohen e bisedimeve verente qe Vuciqi ishte me kete ide, por nuk ishte optimist sepse nuk mbeshtetej nga populli serb. Ai ne ate kohe shprehej se "populli nuk me kupton". Nen trysnine amerikane dhe ruse per te arritur marreveshjen me "shkembim territoresh" dhe trysnine e popullit serb qe ishte kunder ai beri nje hulumtim ne Serbi. Sipas studimit dilte se gati 85 perqint e serbeve nuk ishin me "shkembimin e territorreve". Ata mendonin se Kosova eshte pjese e Serbise bile "zemra e saj"...Ketu Vuciqi i frikesuar nga populli serb se do humbiste karrieren e tij politike por ndoshta edhe koken, nderoi mendje. 3-Kundra eshte Kurti dhe Sali Berisha. Fillimisht ata nuk u prononcuan per "shkembimin e territoreve". Me sa duket nuk kishin marre udhezimet, sepse ajo mbeshtetej edhe nga Vuciqi dhe Putini. Ne kohen qe Vuciqi nderoi mendje ai aktivizioi "planin B" te sabotimit te bisedimeve, qe tja linte fajin shqiptareve. Agjentura serbe shfrytezoi indirekt "gomarin" Haradinaj. Haradinaj qe u thirr nga Merkel ne kuader te sabotimit te kesaj ideje (kunder Amerikes dhe Rusise) paralajmeroi Haradinin se Thaci po "shiste Kosoven". Si njeri me mendje te shkurter dhe i ndershem ai i besoi Merkelit dhe me nxitim kerkoi ndihme nga Saliu. Saliu tashme i kish marre udhezimet nga Vuciqi dhe si fabrike e "djallit serbe" qe eshte, e lavderoi Haradinin dhe i beri qejfin se ai ishte Mic Sokoli i Kosoves. Ai sipas udhezimit te Vuciqit por edhe ndoshta me iniciative te tij ne kuader te zbatimit te detyres e udhezoi haradinin te vere taksen 100 perqint qe i hoqi trurin jo vetem Amerikes dhe Rusise por edhe vet Merkelit. Merkeli e thirri prape dhe i tha qe ajo nuk ishte me kete ide dhe ai duhej ta hiqthe taksen, por ishte von. Vuciqi qe e kish bere vet kete plan dhe zbatoi nepermjet BIAS serbe, u terhoq nga bisedimet dhe ja la fajin shqiptareve...Haradini eshte mire te flase per kete histori sepse jam i sigurte se ne gjakun e tij rrjedh gjak shqiptari... 4-Kundra eshte edhe Kurti. Ai ne kordinim me Sali Berishen e shpallen Thacin spiun dhe tradhetar. Varjanti me i keq per Kurtin eshte se ai ve ne plan te pare karieren e tij politike dhe jo Kosoven. Ai u lith me Saliun dhe i futen thiken Thacit. Ne kete kuptim, Kurti nuk mund te pranoje se "shkembimi i territoreve" eshte ide e mire. Kurti me teorite e tij "patriotike" eshte kethyer faktori me regresiv ne Kosove...Etj etj...se skam kohe....

          Përgjigjjuni
          1. M
            Messerschmitt

            problemi eshte se milamit me pare i flet bytha se truri ..ka neovj per pare i shkreti....

            Përgjigjjuni
            1. l
              lesh e li

              Ide e diskutuar dhe e pranuar nga te dyja palet. U kundershtua nga opozita e atehershme. Ideja serbe e komunave serbe synon struktura si lugina e presheves, gati per tu shkembyer. Problem mbetet motrovica dhe ujmani. Kjo ide, kenaq palet dhe nuk humbet kollaj.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bekim

                Zgjidhje ma te mir nuk ka, i hjek shkijet i mer Shqiptart, masandej ndesh bashkohu me Shqiprin, kurti e di ket shum mir por per inati te thaqit e ngij merkelin dhe u nderpre kjo, kshtu na shqiptart per inati gjithmon kemi vujt.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje