
Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka vizituar në burgun e Hagës Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.Në Hagë, ai ka shkuar bashkë me kreun e futbollit në Kosovë, Agim Ademi, ndërsa përmes një shkrimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehet i sigurt se Thaçi dhe Veseli do të dalin të fituar në këtë betejë.
“Kjo e Hashimit dhe Kadriut është e ngjashme me lojërat që bëjmë në fushë. Kemi hedhur në fushë lojtarët më të mirë të kombëtareve tona. Ndaj do dalim të fituar”, thotë Duka.
“Sot pasdite isha në burgun e Hagës, Holandë. Bashkë me Presidentin e Federatës së Kosovës Agim Ademi, e anëtarin e kominitetit ekzekutiv te FFK Mirsad Çollaku, u takuam e bashkëbiseduam me dy miq, dy figura me gjurmë të padiskutueshme në historinë e Kosovës dhe shqiptarisë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta. Dhe në çdo rast do të dalin të fituar për t’i dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pretendimeve për të përbaltur UÇK-në dhe luftën për pavarësi të popullit të Kosovës.
Me erdhi shumë mirë që ishin mirë me shëndet dhe për më tepër për minuta të tëra folëm dhe për futbollin. Sa mirë e sa para kanë ecur Shqipëria e Kosova në këtë drejtim. Hashimi gjithmonë ka qenë një ndjekës i rregullt edhe në stadium.
Dhe kjo e Hashimit dhe Kadriut është e ngjashme me lojrat që bëjmë në fushë. Kemi hedhur në fushë lojtarët më të mirë të kombëtareve tona. Ndaj do dalim të fituar.
Hashim & Kadri, gjithë komuniteti i futbollit Shqipëri-Kosovë por edhe në gjithë trevat shqipfolëse është me ju”.
Cfare pune ka Armand Duka ne Hage , vetem ai e di. E para ai nuk eshte perfaqsues politik , e dyta nqs e ka bere si vizite personale per te marre kredite ato nuk i ka me ne syte e popullit , dhe e treta , vazhdo te tallesh o sheik me parane . Komandantet e lavdishem te UCK nuk kane nevoje e ngushellime nga njerez qe vijne nga asgjekund dhe si lidh asgje me ta.Duka nuk eshte as Kryeministri Rama qe e ka treguar me se miri , e as si ish presidentet tane te nderuar, Ai eshte nje xhol ne kete rast.
E ndjen vallë ky këtë që bën apo ????
O armanda o rrote cari, do me u be faktor edhe ti mor loqe/duka i krimit
Bravo.
Burgu i Hages eshte bere si "shtepia me gjethe" ne Tirane.Ndersa me krahasimin me lojtaret ne fushe nese e keni per ekipin e Kosoves jam dakort ,por nese behet fjale per ekipin tone kombetar i bie qe mos te ia dalin kurre keta ne Hage. Per Thaçn ,Veselin ,Selimin dhe z.Krasniqi ku vetem dy subjekte nuk jane te interesuar te dalin nga burgu kater te mbajturit peng atje e qe jane respektivisht ,Qeveria e Albinit dhe ajo e Vuçiçit pa anashkaluar ketu edhe dosen Osmani.
U perzi sporti me politik krejt ska me asgje nga futbolli.
SHORESOJ TE MOS HAJNE GOL NE MINUTEN E FUNDIT TE SHKRETET SE BARK DERRIT DUKA NUK I PLAS SHUME THJESHT DO REKLAME.
Po nuk e kuptoni, ndoshta ka shkuar per tu prezantuar e per te siguruar nje dhome te rehateshme kur ti vije rradha. Urime.
Katunrin laje me flori prap dallohet,shifeni Duken si osht vesh.
Ahahaha..Te qeshesh a te qashe?!Po kaq torollake na beni more organizzata e kusareve?!I plasi menderja Halese duka per te vajtur ne Hage?Jam i bindur qe As emrat nuk u'a di atyre ne Hage pervec ndonje premtimi (pazar)me kryemutin!!!
Ahahaha..Te qeshesh a te qashe?!Po kaq torollake na beni more organizzata e kusareve?!I plasi menderja Halese duka per te vajtur ne Hage?Jam i bindur qe As emrat nuk u'a di atyre ne Hage pervec ndonje premtimi (pazar)me kryemutin!!!