Bërnabiç: Iku koha kur veç ambasadorët duhej të kënaqeshin me presidentin dhe qeverinë

2 Tetor 2022, 09:56Rajoni TEMA

Bërnabiç: Iku koha kur veç ambasadorët duhej të

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka reaguar ndaj deklaratës së  ish-zëvendës shefes së misionit dhe e ngarkuar me punë në Ambasadën Amerikane në Beograd nga viti 2007 deri në vitin 2010, Jennifer Brash, e cila tha se të gjithë ambasadorët ishin të zhgënjyer me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.


Por, Bërnabiç ka theksuar se ka kaluar koha kur ambasadorët ishin të vetmit që duhej të ishin të kënaqur me presidentin dhe qeverinë, ndërsa sipas saj, “populli më pak i rëndësishëm”.

“Një tregues tjetër se sa shumë ka ndryshuar Serbia”, shkroi Bërnabiç në Tëitter. Ndryshe, diplomatja amerikane Brash, vlerësoi se Bashkimi Evropian “nuk kërkon shumë dhe nuk ka marrë shumë nga Serbia, duke përfshirë edhe njohjen e përgjegjësisë për luftërat e viteve 1990”.

Brash theskoi për Zërin e Amerikës se në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Union, problem nuk është vetëm qëndrimi i Beogradit për Rusinë, apo çështja e Kosovës, por edhe gjendja e demokracisë.

“Ambasadorët me radhë u përpoqën të bisedonin me Vuçiç-in dhe përpiqeshin ta inkurajonin atë të ishte një lider transformues që do të bënte një largim nga vitet ’90 dhe do ta transformonte Serbinë në një anëtare konstruktive dhe produktive të Bashkimit Evropian dhe rendit botëror liberal. Dhe të gjithë ishin të zhgënjyer”, tregon Brash.

“E kam njohur kur erdhi në pushtet, kur partia e tij u shkëput nga radikalët, dhe ai gjithmonë thoshte privatisht se donte, se donte ta sillte Serbinë në botën moderne, se donte që Serbia të ishte një partner konstruktiv dhe një fqinj i mirë, por që nuk mundi sepse njerëzit nuk do ta toleronin. 

Unë njoh shumë serbë dhe kam qenë në atë zonë më gjatë se në Ohajo, ku kam lindur. Dhe ka shtatë milionë njerëz në Serbi që janë peng të asaj politike, që duan një të ardhme evropiane”, tha ajo.

3 Komente

  1. D
    Drilon

    Pavaresisht se Serbia eshte shtet kriminelesh lufte, ketu kjo bucja ka te drejte dhe Serbia ka me shume themele sesa ne si shtet.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bozho. Vrake

      Kur ata Kishin Shtet ti shkoje Nizam per Sulltanin. Ata jane nje Fe nje gjuhe e kane Histori nuk I beri shtet Austria por luftuan e derdhen Gjak. Komb krenar jo lepires ambasadoresh e hajdute shtepish. Kriminel lufte ka edhe kosova ne Hage jane te akuzuar. Kur Serbet Pinin Koka Kola e vishnin Lee Cooper , shqiptaret I kendonin kenge Cha Pao Hi e Maos . Kombi Serb prodhon cdo gje vete nga avionet tek auto e lokomotiva. Jeni te pakten 200 vite pas Serbise

      Përgjigjjuni
      1. B
        Back Sboraknley

        Që lufta i degëdisi si ne pas '90-ës të gjitha etnitë e lindes , serb për një palë Nike sportive , boshnjakët më pas e të tjere trupa balerinash me viza mish i lirë për hutinë që ç'do gjë rënuan ku oranxhata ku coca e kolës...po kush jam unë e kush je ti e kush ata e ayo e letër me vrimë e kunja shkrepsesh ose mulli rus e provoko fatin si kalamanë futja vetes , një çetë bandillash kundër një çete bandillësh që kamë kanë po ngelur pa shula e veç banditë me mëditje e zhvat nga mitra e çohu pa lindur ushtar që u shesin moral kujtdo nëpër botë se morrat do pushtojnë botën për një botë të lirë sipërore morrale më kujton morrin e kuq të piperkës djegëse në qelqen e rraftit të kguzhines dhe fluturën e moles që janë të vaktit në kohë Tetori zagushor . Shqiini krimbin e frutit mbi pianur e planin e punës ku gatuen vaktet .Të pastërat gaveta frontale .

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje