
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka kurrfarë pretendimesh ndaj Kosovës. Sipas tij, ai po përmend rastin e Kosovës vetëm me qëllimin që t’i legjitimojë veprimet e tij në rajonet e okupuara ukrainase nga ushtria ruse.
Ai këto deklarime i ka bërë për televizionin serb, Nova S, teksa ka potencuar se rasti i Kosovës, kur NATO-ja bëri ndërhyrje humanitare 23 vite më parë, është ndryshe.
“Ne besojmë se situata në Kosovë, që u qartësua 23 vjet më parë, nuk është në asnjë masë e ngjashme me agresionin e armatosur dhe pushtimin tokësor të Rusisë, sulmet e synuara ndaj ndërtesave të banimit ku jetojnë civilë, nuk shohim një analogji mes të synuara”, deklaroi Hill.
“Unë mendoj se ai [Putin] nuk shqetësohet fare për Kosovën, ai vetëm po përpiqet të legjitimojë disi atë që u bëri fqinjëve të tij”, deklaroi ndër të tjera ambasadori amerikan në Serbi.
Ndryshe nga Hill, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka implikuar se Rusia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe po shfrytëzon Serbinë si satelit për tensionim të situatës.
Përveç tjerash, Hill u deklarua edhe për varësinë energjetike të Serbisë nga Rusia.
“Amerika dhe Serbia kanë shumë tema për të biseduar këto ditë, ndaj kemi biseduar për gjëra të ndryshme. U diskutua për energjinë, është e rëndësishme të trajtohet kriza energjetike që ka kapluar të gjithë botën. Ndër të tjera, edhe në Ukrainë. Mund të mos pajtohemi për gjithçka, por jemi gati të flasim”, shtoi ndër të tjera ai.
Po mire mer lale mire qe e thua ti amerikoni se neve shqiptarve ene kosovareve na myten me lajme se putini oshte shtruar kome e kryq ne ballkan ene po bo namin tu hudh miliarda per me na nenshtru !!!Ketu tek na gazetat ene ajo ambasadorja e nahies tone (amarikonja)Yri Kim me veze na thone perdite qe rusia osht tuj na sulmu per me ja kalu kosoven serbis or taj !!!!! Shyqyr qe na qetesove ore zotni se jina gjith fryk se kur po vinte ushtria ruse ketu ne ballkan . Nashi jina me te qete na kenej e ata andej (Vuçiçi) ta majne ngref kot se rusi nuk ja u kthen Kosoven se e do si etalon per te justifikuar Dombaskun e te tjerat qe ja mori Ukraines . Hajd mo nashi kemi ene rusin kundra serbise .......o çare gallate nashi ore o terbu Vuçiçi !!!!!