Maqedonia e Veriut “në dorë” të Bullgarisë, kërkon energji për dimrin

2 Tetor 2022, 09:30Rajoni TEMA

Maqedonia e Veriut “në dorë” të Bullgarisë,

Maqedonia e Veriut i ka kërkuar zyrtarisht ndihmë Bullgarisë që t’i shesë energji për të përballuar dimrin, i cili pritet të jetë shumë i vështirë për shumë vende të rajonit tonë.


Lajmi u bë i ditur nga presidenti Pendarovski pas takimit që ai zhvilloi në Sofje me homologun bullgar, Rumen Radev dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Bullgaria ka tepricë të energjisë elektrike, por kur një shtet anëtar i BE kur ka sasi më shumë nga sa i duhet, duhet ta shesë në tregun botëror.


“Kur teprica e energjisë elektrike shkon në tregun botëror, çmimet janë shumë më të larta sesa mund të marrësh përmes një marrëveshjeje dypalëshe.

Nga ana bullgare ekziston një vullnet i qartë politik për të ndihmuar Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë situatë të vështirë”, tha presidenti Pendarovski.

Pendarovski tha se Bullgaria ka kërkuar nga Komisioni Evropian një mekanizëm për të shmangur shkeljen e direktivave evropiane për të bërë një transaksion dypalësh ndërmjet një shteti anëtar të BE-së dhe një vendi që ende nuk është anëtar.

Lini një Përgjigje