
Eksperti amerikan i politikës së jashtme dhe çështjeve ushtarake, Ian Brzezinski, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, po bënë përpjekje që situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë ta përdorë në mënyrë që të nxisë një krizë që do të shpërqendronte Perëndimin.
Brzezinski (djali i Zbigniew Brzezinskit – këshilltarit amerikan për sigurinë kombëtare në epokën e Luftës së Ftohtë) thotë se Rusia ka vepruar në Ballkan në një mënyrë shkatërruese, nga financimi politik deri te sabotimi gjatë gjithë dekadës së fundit.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të kujdesshëm që Putin do të përpiqet të bëjë diçka për të shkaktuar trazira ose një lloj krize në Ballkan. Në Ballkan ka tensione midis grupeve të ndryshme etnike në vende të caktuara, tensione midis Kosovës dhe Serbisë që janë një shembull klasik i kësaj”, ka deklaruar ai për ‘Zërin e Amerikës’.
Nga ana tjetër, Jennifer Brush, diplomatja amerikane që shërbeu në Beograd nga viti 2007 deri në vitin 2010, beson se një përshkallëzim i mundshëm do të fillonte në “Republikën Serbe” dhe në Mitrovicën e Veriut, ku siç vlerëson ajo, rusët janë duke inkurajuar popullatën serbe vazhdimisht për destabilizim.
Ajo potencon se më dështimin e Rusisë në Ukrainë, do të dështojë edhe e ashtuquajtura “Bota Serbe” (ideja nacionaliste e cila viteve të fundit u lansua nga korrieri i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pra, e njeriut që udhëheq departamentet e mbrojtjes dhe të policisë në Serbi, Aleksandër Vulin).
“Përpjekjet ruse në Ukrainë kanë dështuar në masë të madhe dhe kjo do të ketë një efekt paralel në idenë e zgjerimit të botës serbe. Kjo përpjekje gjithashtu do të dështojë dhe Serbia duhet të qëndrojë brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, të punojë për demokracinë e saj dhe të mos ndërhyjë në politikën e fqinjëve të saj”, u shpreh ajo për ‘VoA‘.
Ko Kommplet i pa-afte ky amerikani, kur thote se Putin ka ndermend te nxir=se trazira ne Kosove e Bosnje Nuk eshte ne interesin e Putin te nxise trazira ne Kosove, pershembull sepse ai ka interes qe Kosova te jete e sigurte dhe te behet sa me shtet i pavarur, [asi Putin e perdor Kosoven si nje pretekst per te justifikuar aneksimin e Krimese dhe rajoneve te tjera qe ka marre Biles Putin e ka thene hapur disa here qe " Perderisa ju mbeshtesni Pavarsine e Kosoves, atehere duhet te mbeshtesni edhe pavarsine e Krimese" Keto deklarata te Putin terbuan edhe vellain e Rama hajdutit, Vucicin serb, saqe Vucici tha "ne nuk i njohim krahinat qe ka rrembyer Rusia ne Ukraine" Pra te gjitha ca thote ky Amerikani nuk kane asnje kuptim, te pakten ne lidhje me Kosoven ndersa me Bosnjen edhe mun te kete njefare Kuptimi, por qe prape eshte pa kuptim , se ai tani po pergatitet qe nqs Ukraina godet keto Rajone qe Putin tani quan si pjese e Rusise , atehere ai do godase Ukrainen me bombe atomike, Se ai prandaj e beri kete aneksim , qe i jep fund luftes qe ka shpenzime shum dhe qendron ne Mbrojtje te krahinave qe i ka pushtuar
Sala po pret urdherat e tij