
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka zbuluar detaje nga vizita në Hagë së bashku me ish-presidentët shqiptarë Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish kryeministrin Pandeli Majko.
Ata vizituan dje ish krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgimin e Hagës. Ai ka treguar se fillimisht ishin takuar me Kadri Veselin, më pas me Thaçin dhe të tjerët.
“Një vizitë 6 orë brenda. Kishim kohë boll për të biseduar. U ndamë në dy dhoma, po dyert ishin të hapura. Patëm një bisedë të hapur, nuk kishte përgjim, që të rrinte dikush aty e të na bënte ne të kufizoheshim në bisedën tonë.
U takuam në fillim me Veselin, me presidentin Thaçin, kemi biseduar 2-3 orë me ta e më pas me Krasniqin e Selimin. E pashë që morali është aty, por dhe dëshira për të vënë drejtësinë ishte aty. Aty akuzohen si grup kriminal, por jo pikërisht këta me emër me mbiemër”, ka thënë Pacolli në një interviste për Top News.
Ish-presidenti Pacolli ka thënë se më së shumti i dhimbset Jakup Krasniqi, meqë thotë se po e përjeton keq gjithë situatën.
Për ish-presidentin Thaçi ka thënë se dukej paksa i lodhur por moralisht mirë.
“Deri tani nuk ka përgjegjësi individuale, nuk kemi dëgjuar. Më dhimbset Z. Krasniqi së është i moshuar, e përjeton keq këtë, dhe unë e pyeta: Po shkruani libra? Tërë kohën tha jam duke ia dedikuar kësaj çështje. U preka kur kupton se njeriut i mbetet vetëm të shkruajë. Kurse Thaçin e pashë pak të lodhur, por moralisht mirë”, ka shtuar Pacolli.
Për Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin ka thënë se janë mirë. “Ndoshta prej sportit që bëjnë, por ashtu m’u duk. Ndërsa Veseli dhe Selimi ishin shumë mirë. Rexhepi kishte rënë disa kilogramë duke bërë sport, dhe ushqimin e kanë të kontrolluar.
Asgjë nuk është konfirmuar për akuzat që i janë drejtuar atyre. Derisa të dëshmohet që kanë bërë një faj, atëherë janë të pafajshëm. Ata po paguajnë çmimin e lirisë tonë. E shtetit tonë. Për Kosovën e lirë”, ka shtuar tutje Pacolli.
“Shpresoj të jetë e fundit. Por duhet ditur që dhe prokurorët gjenden në një pyll ku nuk duket rrugëdalja, janë të stërmbytur me dokumenta. Thuhet se ka 400 mijë dokumente e dëshmitarë të pakuptimtë për akte. Kur të mbyllet kjo çështje, do ishte gjëja më e mirë”, ka theksuar Pacolli.
Rrespekt pafund ishPresidentit Pacolli dhe gjithe atyre shqiptareve ,Politikane ose jo ,,pse jo me ne krye KM Rama , iniciatorin e mbeshtetjes dhe mos lenjes nen trysnin e Padrejtesise Njerezore e Politikave Neofashiste kunder Kombit Shqiptare _Luftetaret e Lirise UC , nga kjo Bote e dal prej Fytyres Njerezore nen Maskat e Drejtesise , qe nuk pushon se luftuari Lirine e Kombit Shqiptare per dy shekuj meradhe_ mbasi na coptuan ,mbasi na masakruan ,na tjetersuan ,mbasi na sabotuan ,mbasi na ndryshuan Flamure ,na ndryshuan Rolin e Viktimes me Kriminelin ne nji Lufte te pabarabarte ,ku Ushtria Kriminalae e Milloshevicit masakronte popullsin e pambrojtur ,,por nuk i mposhti dot shqiptaret , sulmi Djallit vazhdon kunder shqiptareve , ________________por kjo s'ndryshon asgje ,vec Politikes se momentit ,,,,,,,,por identitetin e gjakun e shqiptarit sdo ta ndryshojne dot kurr .Ne kemi qen nji Komb dhe do jemi te tille derisa kjo Bote te ekzistoje ,daun apo jo Kanibalet Europiane . Qellimi sigurishte qe eshte deMoralizimi dhe mposhtja e Shpirtit Shqiptare ,eshte nenshtrimi psikollogjik ,me te tilla metoda , te tilla Fashiste . Liria dhe Lufta per Liri eshte nji e Drejte Njerezore ku bejme pjes edhe ne shqiptaret , Liria eshte e dhen nga Zoti nderkohe qe Djalli nen Maska Drejtesie e saboton . Liri per Shqiptaret e Luftetaret e Lirise te mohuar padrejtesishte nga bijt e baballareve e Kurves Plak _Krimineleve Fashisto Naziste ne Hag
Lirim sa me te shpejte per udheheqesit e Luftes Clirimtare te UCK-se!