Gjuha e ashpër e Osmanit e Gërvallës ndaj Ramës: A po lëndohen raportet mes Kosovës e Shqipërisë?

30 Shtator 2022, 11:58Rajoni TEMA

Gjuha e ashpër e Osmanit e Gërvallës ndaj Ramës: A po

Nga Arta Avdiu

Nacionale

Ndonëse realizuan mbi 30 takime në Nju Jork, Vjosa Omsani, presidente e Kosovës, dhe Donika Gërvalla, ministre e Jashtme, ‘anashkaluan’ takimin e Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë, i cili gjithashtu mori pjesë në javën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Përveç kësaj, Osmani e Gërvalla u treguan kritike ndaj Ramës. Madje, komandantja supreme tha se kryeministri shqiptar po orvatet t’ia shpetojë fytyrën Serbisë, me të cilën deklaratë pak më vonë u pajtua edhe zonja Gërvalla.

“Unë nuk mendoj që qasja ku politikanët shqiptarë pavarësisht se a janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut Mali i Zi, Presheëva, shndërrohen në apologjetikë të politikave të Serbisë, është diçka që i ndihmon qoftë Kosovës, qoftë shqiptarëve.", theksoi Osmani

Deklaratat e shefeve të diplomacisë kosovare shpërfaqin raportet e tensionuara ndërmjet udhëheqëseve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Njohësit e politikës janë të ndarë nëse deklaratat anti-Rama do të ndikojnë në marrëdhëniet dy-palëshe.

Artan Behrami, analist, e dikur këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, është i ashpër karshi Osmanit, duke thënë se trashëgimia e saj është ‘urrejtja dhe përçarja’.

Tutje, Behrami thotë se Osmani e Gërvalla kanë marrë anë të gabuar kundrejt nismës së Ramës për raportin e Dick Martyt.

“Presidentja Osmani dhe ministrja e Jashtme Gërvalla po marrin anë në luftën që kryeministri Rama po e zhvillon në Këshillin e Evropës kunder ish-senatorit Dick Marty. Atë që as Serbia nuk po ka më fytyrë ta bejë, po e bën Presidentja dhe Ministrja e Jashtme. Ato po dalin në mbrojtje të Dick Martyt dhe sponzoruesve te tij, Serbise dhe Rusise, duke goditur kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Duke u shndërruar në notere të kryeministrit Kurti, Vjosa Osmani po ia shpëton fytyrën Serbisë, duke toleruar një shkëmbim tregtar që është me qindra milionë euro. Ajo e ka harruar padinë për gjenocid, ka harruar të pagjeturit, ka harruar krimet serbe në Kosovë. Por, fati i Kosovës është që Presidentja Osmani është nën nivelin e çdo presidenti që ka pasur Kosova deri me sot.”, tha Behrami për gazetën Nacionale.

Ndërsa, opinionisti nga Tirana, Julian Zyla mendon se rapotet jo të mira ndërmjet liderëve kosovarë dhe shqiptarë nuk ndikon në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Në një përgjigje per gazeten Nacionale, Zyla tha se marrëdhëniet mes dy shteteve tona mbeten vëllazërore, duke theksuar se Shqipëria do ta mbeshtesë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Presidentja e Kosovës ishte e qartë në ndarjen që i bëri gjatë intervistës së fundit me Zërin e Amerikës marrëdhenieve mes dy shteteve dhe marrëdhënieve mes politikanëve. Ajo theksoi se marrëdhëniet mes dy shteteve tona mbeten vëllazërore dhe se Shqipëria vazhdon ta mbështesë Kosovën në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë. Kjo ishte në mendimin tim, momenti kur ajo foli në emër të Republikës së Kosovës”, tha Zyla.

Zyla tutje sqaron se pse deklarata se “Rama po i a shpëton fytyrën Serbisë” nuk ndikon në rapotet mes dy vendeve.

“Pjesa tjetër e fjalës së saj gjatë intervistës mund të ndahet në dy momente. Momenti i parë është përshkrues, kur ajo sqaron se mosmarrëveshja me qeverinë e Shqipërisë është e njohur dhe lidhet me çështjen shtetërore të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”. Momenti i dytë është analitik, kur ajo analizon deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë. Pra, ky moment i fundit në rastin më të rëndësishëm mund të merret si një deklaratë politike dhe Presidentja e tha që rëndësi kanë marrëdhëniet mes shteteve, e jo mes politikanëve, përfshirë pra, deklaratat e tyre. Në këtë kontekst unë nuk shoh arsye shqetësimi për marrëdhëniet mes dy vendeve. Ato vazhdojnë të mbeten vëllazërore, e konfirmuar kjo nga të dyja palët. Mirë do të ishte që vëllezërit të gjenin gjuhën e përbashkët”, sqaroi Zyla.

Ndërsa, gazetari Qendrim Badalli e cilëson si jo të qëndrushme kritikën e presidentës Osmani ndaj kryeministrit shqiptar.

“Nuk mendoj se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po mundohet ta shpëtojë Serbinë nga Perëndimi, përkundrazi, unë mendoj se politikat e Ramës në raport me Serbinë është në funksion të tërheqjes së këtij shteti brenda bllokut perëndimor, mirëpo kjo përpjekje nuk është rrugë e shkurtër dhe direkte, por përfundimi është aty. Në rrugë e sipër ka lëvizje taktizuese, instrumentale e që fatkeqësisht të njejta po merren si qëllime në vetvete”, tha Badalli.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka denoncuar raportin e Dick Marty-t dhe Gjykatën Speciale, duke mbrojtur luftën dhe shtetin e Kosovës.

Fjalimi i tij ngjalli shumë reagime në Kosovë, gjersa disa e quajtën Ramën kryeministër të shqiptarëve.

Megjithatë, Rama është kritikuar jo rrallëherë për afërsinë e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

11 Komente

  1. G
    Gezuar Baftjar

    EDI RAMA ME HASHIM THACIN FORMOJNE SHQIPONJEN DY KRENARE. OSMANO ICET KURTOVICET APO GERDALLAVICET JANE SORRA GJYS TE NGIRDHURA POR QE PERSERI I BEJNE DEM CESHTJES SHQIPETARE. DUHET KUPTUAR SE QEBDRIMI I EDI RAMES NDAJ SERBISE ESHTE I BASHKERENDUAR ME SHBA PER TE MOS E LARGUAR SERBINE NGA EUROPA. A NUK PO VEPROJNE NJELLOJ HUNGARIA APO ELEMENTE TE TJERE NDAJ RUSEVE SIC EDHE SERBIA

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      Sorrat kakarisin, ndersa pellumbi i Paqes boterore Edi Rama fluturon i lire ne qiellin e BE-se, e cila fale ndikimit te tij do t'i heqe vizat per vellezerit tane kosovare. .

      Përgjigjjuni
      1. k
        ky eshte qellimi i financimit serb ne kte qeverri

        kte mision kane kto te tre vecanarishte , ftohja e gjakut me vllaznit e shqipnis ,nji taktike e fillue me shashkat e albinit hedh ne zgjedhjet e shqipnise ,duke fut ofsajt konkurues per deputete te vv ,kunder qeverrise rama dhe kto qe pasuan me vjosen berdhokun e saj ne parlamentin e shqipnis siedhe deklarat e fundit mbi uck dhe fjalimin e km shqipnis rama ne mbrojtje te uck-s kunder shpifjes se dick martin e me pasandaj trupordha gerdalla . jane nji sinjal per kosoven ton , se serbet komandojn qeverrine kosovre dhe ky eshte rrezik sepse mundet qe kjo qeverri tradhetare ,mundet te neshkruaj ndonji traktat qe kospvan ja besojme serbis - si salih berisha me detin shqipnise dhe hec e fitoje ne hag kosoven . qe besa ,po tutem se po na shesin ke serbi tradhtaret prandaj duhet me levize u ngrit ne kam e rremby alltin

        Përgjigjjuni
        1. d
          dionisi

          Cfar opinionisti eshte ky idjoti Zyla nga e keni gjetur se qenka zybe, logjika eshte e thjeshte lopa Osmani dhe Germadha jane dy zgardaballa te ndyra dhe percarese ne vazhdimesi te kombit, ketu futet dhe qeveria e ndyre e Kosoves me ne krye kafshen Kurti. Si nuk ndikoka ne mardheniet ne popullin kjo percarje kur sulmohet kreu i pozites e cila eshte shumice, te gjith jane te vetedishem dhe thone kosovaret jane te trashe cfar esbte kjo vllazeri apo urrejtje, ky eshte nje turp i madh dhe fatekeqesi kombetare. Dhe daim te Noli kur tha do ti vesh vatanit zjarr ver ne krye nje kosovar.

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            Rama duhet te koordinoje veprimet me Kosoven, ku se pari duhet ngritur denimi i genocidit serb mbi shqiptaret e Kosoves dhe po ne sinkron me palen kosovare te marre inisiativen per hedhjen poshte te raportit te Dik Martit.

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti

              Rama duhet te koordinoje veprimet me Kosoven, ku se pari duhet ngritur denimi i genocidit serb mbi shqiptaret e Kosoves dhe po ne sinkron me palen kosovare te marre inisiativen per hedhjen poshte te raportit te Dik Martit.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Osmanllie Turqelie

                Ne politik nje dipllomat i vertet flet dhe bashkpunone edhe me ate qe ne heshtje e konsideron armike kjo eshte politika , cfare deklarojne kosovo-centiet qe duan te qendrojne brenda nenes Serbi ajo kohe ka perenduar koha e LDK e Mustafes qe me pranga ne xhep arrestonte Shqiptaret i perket te kaluares .Shqiperia dhe Edi Rama nuk do pyesi keta gjak prishur cfare do deklaroje ne OKB zgjidhja eshte nese nuk i pelqene politika Shqiptare te kalojne uren e Ibres ne Mitrovicen e veriut dhe te bashkjetojne me vellezerit Serbe .

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fatosi-kosove

                  E tha edhe Milaim Zeka ate qe ka vite qe e perseris se mender presednike osmanka eshte pjelle shkau andaj nuk e duron aske qe del kunder serbise,madje Zeka e tha se edhe vjehrri i saj ishte pjese e SPS te millosheviqit,kurse kjo magarica gerdalla per ta par veten ministre ka ndyre edhe gjakun e babait te saj, me nje fjale sot ne pushtet kemi rrahaman e buba morinat e pupovcat si ne kohen e millosheviqit, kjo rrace per ta deshmuar urrejtjen qe ka ndaj shqiperine nje dite do te organizon referendum si putini ne ato qytetet e ukrainies dhe do kerkojne bashkimin me serbine por se do thone po i bashkohemi kosoves lindore, kjo eshte ajo pjella e serbosllavise qe shqiptaret kishin nevoje ta njohin.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Antigonea

                    Edi Rama ka te drejte per Raportin e Dick Martit the Gervalla eshte antishqiptare qe thote nuk me duhet mua kjo gje. Se bashku me Osmanin dhe Kurtin. Aty permendet se veprimet jane bere ne Shqiperi, tek shtepia e verdhe diku nga Mati, kur me shume ka bageti se njerez. Pra, Shqiperia ka plotesisht te drejte ta hedhe poshte kete raport dhe treshja Osmani-Gervalla-Kurti jo. Por kjo ben pjese ne kalkulimet e tyre per te ndejtur ne pushtet. Nesa]e Thaci del i pafajshem, keto nuk ekzistojne me.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      TRAPA JANE.

                      Koordinim i vendimeve varet si ta kuptoni.Ne zbatim te kushtetutes se Shqiperise,edi Rama ngre problemi e kosoves ne cdo forum nderkombetar.Ky eshte koordinim me kushtetuten e RSH.Koqevarurit qendrojne ne pozitat e tyre,mjafton te thote Edi dhe eshte e papranueshme.Pra shkaku eshte QENDRIMI antikombetar i Osmanit,al Bin kurt Malazezit dhe gerdalles.Jane ata qe nuk duan koordinim.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rizvanolli

                        Juve jua qiftë kina fisin, se paskët qën plera femra e mut politikane. E thënë nga zoti; ta gjuash bukën me gurë, është mëkat. Këtyre u ka hyrë tmerri se po vjen Thaçi, dhe po ju mer pushtetin, prandaj dhe Ramën se duan. Atë që ka bërë rama për kosovën, këta plera skan për të pasur rast kurrë ta bëjnë. Vetëm se këta jan munduar në bashkëpunim me berishën, si ta dëmtojnë Ramën. Vetëm mutin kan me ja hangër bashk me bukoshin e tyne që bjen mercenar sa herë ka protesta në Shqipëri. Yt qelbësira.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje