Gjashtë diplomatë rusë shpallen ‘non grata’ në Mal të Zi

29 Shtator 2022, 20:14Rajoni TEMA

Gjashtë diplomatë rusë shpallen ‘non grata’ në

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar se ka shpallur persona non grata gjashtë diplomatë rus të akredituar në Podgoricë.

Në postimin e tyre në Twitter thuhet se ata shpallen non grata “për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve”.

Agjencitë ligjzbatuese në Malin e Zi kanë ndërmarrë të enjten një operacion masiv kundër një grupi personash që dyshohen si agjentë të spiunazhit rus.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se forcat speciale, nën drejtimin e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare dhe Prokurorisë së Posaçme, kanë arrestuar dhjetëra persona në Podgoricë.

Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit janë kryesisht shtetas rusë, por edhe malazezë, mes të cilëve një funksionar i administratës shtetërore.

1 Komente

  1. v
    vilsoni

    Qeroini nga Shqiperia ambasaden ruse , te qerohen per 24 ore jashte kufijeve tane , non grata komplet ....kane vite qe helmojne ne menyre sistematike politiken shqiptere ....jashte kufijeve tene pergjithmone ....jane te vetmit qe luftojne kundra Shqiperise , interesave te saj dhe jane reshtuar perkrah Serbise duke e yshtur ate kundra nesh ....qerpoini perjete , nuk ua kemi pare hairin kurre .....shkeputje mardhenie diplomatike me ta ....me shkeputjen e mardhenieve me ruset , heq pergjithmone nje tumor ne trupin e Shqiperise ....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje