Vizitoi krerët e UÇK-së me Moisiun, Topin e Majkon, Pacolli jep detaje nga takimi në Hagë

29 Shtator 2022, 17:11Rajoni TEMA

Vizitoi krerët e UÇK-së me Moisiun, Topin e Majkon, Pacolli jep

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka dhënë detaje nga vizita që u bëri ish-krerëve të UÇK-së bashkë me ish presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish kryeministrin Pandeli Majko.

Pacolli shprehet se qëllimi i vizitës ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që, shton ai, tani po mbahen pafajësisht në paraburgim”.

“Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së.

Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajësisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet”, ka shkruar Pacolli. 

1 Komente

  1. T
    Trigonelë Korniox

    Bardhyli s'po di t'gdhëndë kokën e bastunit të Çetës me tromanët o Merkë trimi .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje