Nisma në PE: Ndërpriten negociatat me Serbinë nëse nuk i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë

28 Shtator 2022, 19:08Rajoni TEMA

Nisma në PE: Ndërpriten negociatat me Serbinë nëse nuk i

Mediat serbe raportojnë për një draft raport të Parlamentit Europian, përmes të cilit do t’i kërkohet BE-së që të ndërpresë negociatat e anëtarësimit me Serbinë nëse Beogradi zyrtar nuk i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

"Duhet t’i jepet përparësi harmonizmit të pranimit të vendeve që kanë politikë të jashtme të përbashkët me BE-në dhe të vijohen negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm nëse ky vend i përmbahet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë", citohet drafti.

Drafti do të diskutohet më 13 tetor dhe varianti përfundimtar do të propozohet të kalojë si rezolutë në PE. Votimi pritet të zhvillohet në muajin nëntor, ndonëse siç nënvizohet rezolutat nuk kanë natyrë ligjërisht detyruese ndaj vendeve anëtare. 

Ai duket se është vënë në lëvizje nga socialdemokratët europianë, grupi i dytë më i madh në PE, të cilët edhe kanë bërë të qartë pozicionin e tyre se Serbia nuk mund të vijojë neogociatat pa iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.

Drafti në fakt tejkalon një pozicion të Shqipërisë, një vend që presupozohet se ka një marrëdhënie të veçantë me Serbinë për shkak të historisë, pasi kryeministri Rama në disa raste ka përsëritur se Serbia duhet mirëkuptuar për qëndrimin që mban ndaj Rusisë.

2 Komente

  1. A
    Alex

    O te qifia negociatat, po pse me presion po ku do vejne keta me keto negociata si ne qe na I hapen dhe politika po e fut me Thelle

    1. V
      Virusi

      Serbia s'di nga tja mbaj. Filloi loja. Vucic do fusi Ramen mik. Hahaha

      Lini një Përgjigje