
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sapo ka bërë një deklaratë e cila e vendos Serbinë në një pozicion edhe më të vështirë me një nga aleatët e saj më të rëndësishëm.
Serbia ‘nuk do t’i njohë’ rezultatet e referendumeve ‘të rreme’ sipas saj në 4 rajone të okupuara të Ukrainës, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Pritet që Vladimir Putin të shpallë aneksimin e katër rajoneve – Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia – në një fjalim ditën e premte.
Që tani kanë nisur të bëhen përgatitjet për një ngjarje në Sheshin e Kuq në Moskë, me pankarta ku shkruhet: “Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia – Rusi!”
“Serbia … nuk do t’i njohë ato (referendumet) pasi i përmbahet ligjit ndërkombëtar, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutave të OKB-së,” tha Vuçiç.
“Unë nuk po luftoj për Putinin apo Bidenin. Jo për askënd. Unë po luftoj për të gjithë qytetarët e Serbisë, për këtë vend. Nuk më interesojnë liderët e huaj, apo gjithçka që ata kanë për t’i thënë Serbisë. Por po shikoj që në këto momente të vështira, Serbia të mos jetë nën sulmin e tyre”, shtoi presidenti.
Vucic i trembet nje REFERENDUMI POPULLOR NE KOSOVE PER PAVARESIN NGA SERBIA.
O Dardan per c'fare duhet bere referendumi ne Kosove tani ? Kosova e ka shpallur pavarsine ketu e sa vjet dhe njihet nga gjysma e vendeve te OKB-se. Referendumi duhej te ishte zhvilluar para shpalljes se pavarsise. Por situata ne veriun e Kosoves nuk do e bente te mundur zhvillimin e tij atje. Dhe ne konsultim me aleatet u vendos qe pavarsia te shpallej ne Kuvendin e Kosoves i cili e ratifikoi.
Vucici nuk ka si i njeh provincat qe zhvilluan referendum per bashkim me Federaten Ruse pasi keshtu do shkelte "parimet" nderkombetare sipas te cilave dhe sipas tij Kosova eshte pjese e Serbise e shkeputur dhunshem. Por edhe se kjo do shtynte Ukrainen qe per balance te njihte Kosoven, Nese dikush ka patur ndonje shprese se Ukraina do njihte se shpejti Kosoven pas levizjes se Putinit me referendumet tashme eshte e vdekur si ide. Ukraina per njemije e nje arsye nuk e le Serbine per Kosoven.