Ministri turk: Greqia fqinj i keq, ka nxitur destabilitetin në rajon, në çdo rast na akuzon

28 Shtator 2022, 11:44Rajoni TEMA

Ministri turk: Greqia fqinj i keq, ka nxitur destabilitetin në rajon,

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka thënë se Greqia përbën shembull të fqinjësisë së keqe dhe se për fat të keq, sipas tij, Athina zyrtare vazhdon me provokimet ndaj Ankarasë.

“Greqia është shembulli më i qartë i fqinjësisë së keqe. Fatkeqësisht, ata vazhdojnë me veprime provokuese dhe retorikë dhe po ashtu vazhdojnë politikën ekspansioniste dhe agresive”, theksoi Akar, i cili akuzoi Athinën për “rritje të tensionit dhe për akuza të paturpshme ndaj Turqisë.

“Kjo është hipokrizi, është një qëndrim me dy fytyra. Ky fqinj i keq që në çdo rast na akuzon për të tjerët, mban një qëndrim armiqësor ndaj nesh”, citohet të ketë thënë ministri turk. Por nuk mbaron me kaq, Akar e quajti Greqinë “fëmijë të llastuar”.

“Ata po shkelin Traktatet e Lozanës dhe Parisit dhe po grumbullojnë armë në ishujt me regjim të çmilitarizuar. Me provokimin e disave dhe për fat të keq me vullnetin e BE-së, Greqia ka marrë rolin e një fëmije të llastuar, ka nxitur destabilitetin në rajon me kërkesa dhe praktika të pashembullta, të paarsyeshme, të tepruara dhe ka shpërdoruar burimet e njerëzve të saj në një përpjekje të kotë për të blerë armët, vetëm nga shqetësimi për të ardhmen e tyre politike” , shtoi ai.

3 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Greqia dhe Turqia mendojn se do pasurohen ndaj njëra tjetrës siq ndodh te ne pa luftuar.

    1. E
      Eshte shume e Vertete .

      Per kte qellim u krijua si Shtet Greqia nga Fuqit e Medha Europiane , per ta perdorur si Faktore Destabilizimi ne Rajon saher i intereson duhet .Greqia eshte i vetmi Shteti me i Urryer ne Rajon qe ka probleme dhe eshte permanent ne Konflikte si Kufijetare Detare por edhe Tokesore me te gjitha vendet qe e rrethojne . Pra duket qarte se cfar Shteti Satelit i cili i sherben destabilizimit dhe kultivues i Terrorizmit ,duke perdorur Minoritaret ne Shqiperi si Kamikace Terroriste ,duke provokuar Konflikte me Shqiperine ! Pra gjithcka duket qarte dhe verteton gjithcka thot Qeverria Turke se Greqia eshte shteti i cili kultivon Terroriste ne kampet e saja ,te financuara nga BE-ja duke dal hapur si nji Byth Histerike qe kercenon gjithcka ne Rajon

      1. G
        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

        Greqia dhe Turqia jane dy shtete qe destabilizojne rajonin.

        Lini një Përgjigje