Ambasadori amerikan: S’ka asgjë të veçantë në marrëveshjen Serbi-Rusi, qëllimi i Moskës është i qartë

27 Shtator 2022, 16:16Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan: S’ka asgjë të veçantë në

Për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Serbisë dhe Rusisë së fundmi që ka për qëllim të hartojë një planë për konsultim të dy ministrive të punëve të jashtme të dy vendeve për dy vitet e ardhshme nuk përmban asnjë risi.

Për Hill, plani konsultativ nuk ka asgjë të veçantë, por se Rusia dëshironte që ajo ta justifikonte luftën e saj në Ukrainë.

“E pashë planin, nuk ka shumë në të. Sjellja e Rusisë u dënua nga të gjithë në SHBA, në Indi, madje edhe Kina i kritikoi ata. Askush nuk i mbështet ata në këtë përpjekje. Pyetja është pse ata do të merrnin vërtetimin nga dikush për atë që i bënë fqinjit të tyre?”, ka pyetur Hill.

Sipas diplomatit veteran amerikan, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë me Rusinë është e pazakontë dhe sipas tij në këtë rast pyetja duhet të jetë pse Rusia po nënshkruan diçka me Serbinë, kur Moska duhet të fokusohet ta ndërpresë luftën në Ukrainë.

Serbia, sipas Hill ka të drejtët të zhvillojë politikën e saj të jashtme si do ajo vetë, por se edhe SHBA-të kanë të drejtë të deklarojnë qartë se çfarë mendojnë për vendime të caktuara.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë, Nikola Selakoviç dhe Sergej Lavrov, nënshkruan më 23 shtator në Neë York “Planin e Konsultimit të Ministrive të Punëve të Jashtme” të dy vendeve për dy vitet e ardhshme.

Prejse është emëruar ambasador i SHBA-ve në Serbi, Hill ka pasur një qasje pozitive, duke lëvduar në disa raste punën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, saç ishte rasti me dialogun në Bruksel.

Në një tjetër deklaratë, ai kishte thënë se Serbia duhet të ndihmohet edhe ushtarakisht.

Lini një Përgjigje