Albin Kurti: Ja arsyet pse flas kaq shpesh për rrezikun e një lufte Kosovë-Serbi

27 Shtator 2022, 10:58Rajoni TEMA

Albin Kurti: Ja arsyet pse flas kaq shpesh për rrezikun e një lufte

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti janë katër arsye pse një konflikt i hapur eventual mund të jetë i imagjinueshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Beogradi zyrtar, sipas Kurtit përveç se po minon përpjekjet e Kosovës për tu anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare po financon strukturat ilegale brenda Kosovës për ta minimizuar kështu sundimin e ligjit dhe sovranitetit në këtë pjesë të vendit.

“Kjo është e para, e dyta në Serbi nuk mund të pajtohen me krimet e luftës të kryera në vitet 1990-ta ata nuk kanë keqardhje”, shpjegon Kurti në një intervistë për revistën zvicerane “Die Republik”.

Arsyeja e tretë për të cilën Kurti shqetësohet është se Serbia nuk është një vend demokratik. “Kushdo që kufizohet me një autokraci është në rrezik”, pohon më tej ai.

“Së katërti Beogradi zyrtar mban lidhje të ngushta me presidentin despotik rus Putin. Vuçiç e ka takuar Putinin gati 20 herë në 10 vjet”.

Për Kurtin konfliktin e krizën në Ballkanin Perëndimor e inkurajojnë vetëm zyrtarët serb.

“Gjendja e krizës ekziston vetëm në retorikën e politikanëve, njerëzit e zakonshëm nuk duan konflikt dhe nuk e inkurajojnë atë. Disa qindra njerëz të financuar nga Beogradi e bëjnë këtë. Shumë prej tyre kan fituar përvojë në luftërat e ish-Jugosllavisë”.

Ka pasur thirrje, madje edhe komunikatë zyrtare nga Bashkimi Evropian që liderët në Kosovë e Serbi t’i ulin tonet e të mos flasin për luftën, por këto thirrje s’kanë kryer punë.

Albin Kurti, njejtë si Aleksander Vuçiç, para disa ditësh, prap ka folur për potencialitetin e luftës në një intervistë të tij në CNN.

Kjo ishte hera e tretë në më pak se dy muaj që kryeministri i Kosovës flet për mundësinë e një lufte në mes të Kosovës dhe Serbisë në një medium ndërkombëtar.

Ai deklaroi se edhe për faktin se trupat e NATO-s janë në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, duhet të shqetësohemi.

“Jemi të sigurtë, por kjo nuk do të thotë që s’duhemi të shqetësohemi”, tha ai.

Fjalën luftë Kurti e zuri në gojë edhe në një intervistë për mediumin kroat, Vecernji List.

E si pretekst për këtë, Kurti dha armatimin e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina.

Përveç armatimit, Kurti ka vënë theksin te vendosja e bazave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Marrë për bazë këto do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt, se nuk do të ketë më luftë. Nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë, dy stërvitje më të rëndësishme ushtarake të quajtur ‘Mburoja Sllave’ dhe ‘Vëllazëria Sllave’?”, kishte pyetur Kurti.

Më 8 gusht, një javë pasi situata në Veriun e Kosovës ishte e tensionuar si rrjedhojë e fillimit të implementimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për targat dhe kartat e identitetit, në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, Kurti kishte nënvizuar po të njëjtën gjë – rrezikun për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

Pretekstet edhe atëherë ishin të njëjta. Dallimi qëndronte në kontekstin politik.

Duke parë atë çfarë Rusia ka bërë me Ukrainën, Kurti kishte thënë se “do të isha i papërgjegjshëm po të shprehesha ndryshe”.

“Nuk do të thoja që [rreziku] është tejet i lartë, për shkak edhe se kemi kontingjentin e NATO-s këtu, por sigurisht se i lartë”.

“Nëse kemi një episod të dytë, për shembull në Transnistri, atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, dhe në Kosovë në veçanti, do të jenë shumë të larta”, ishte shprehur ai.

 

4 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Të ishte për ti, sot do ishe një punonjës i gjendjes civile nën urrdhrat e Beogradit.

    1. J
      Jasharaj

      Ta them une , ta them une zoti mesues...Flm.Ti flet kaq shume se je rrot cari

      1. P
        Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

        Zot na fal kush drejton !

        1. Çekiçi

          O Albin mashtrusi o injorant Ti flet per luften se te ka mbetë mërak te ishe veteran i vertetë si ata trima qe janë në Hagë e ti je aj i cili ke bërë dosje per ti derguar luftetaret e lirisë në Hagë se bashku më lopen e Mitrovices më Unmikun Euleksin listen serbe dhe më Beogradin Ti dhe Vjosa jeni faqja e zezë e Kosoves Femijtë dhe familjet tuaja se bashku më juve to te njihen si familje tradhtaresh te kalibrit te Esat Pashes dhe te Hajrije spikerices

          Lini një Përgjigje