Vjosa Osmani nuk pohon nëse takoi Ramën në Nju Jork: Kam marrëdhënie të shkëlqyer me Bajram Begaj

27 Shtator 2022, 09:08Rajoni TEMA

Vjosa Osmani nuk pohon nëse takoi Ramën në Nju Jork: Kam

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja zgjidhje që çon drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë. Sipas saj gjysmëzgjidhjet i japin hapësirë të mjaftueshme Serbisë që të vazhdojë të afrohet më shumë me Rusinë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës nga Nju Jorku ku ndodhet për takime në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidentja e Kosovës tha se forcat politike në Kosovë duhet të jenë të bashkuara në lidhje me politikën e jashtme ndaj Serbisë.

Osmani përsëriti qëndrimin kundër Ballkanit të Hapur. Për shkak sipas saj se Kosova nuk ka mundësi që të anëtarësohet si e barabartë. E pyetur për marrëdhëniet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Osmani tha se politikanët shqiptarë nga çdo vend ku janë, nuk duhet të justifikojnë veprimet dhe politikat e Serbisë.

“Marrëdhëniet vazhdojnë të jenë vëllazërore. Kosova ka pasur fatin që gjithnjë ta ketë përkrahjen e fuqishme të Shqipërisë në çdo forum ndërkombëtar ku ne ende nuk kemi ulëse për shkak të bllokadës ruso-serbe. Dhe kjo ka ndodhur për vite të tëra edhe para pavarësisë, por edhe pas pavarësisë. Prandaj kjo përkrahje vazhdon, bashkëpunimi ynë vazhdon, pavarësisht dallimit që kemi për çështjen e “Ballkanit të Hapur”.

Natyrisht arsyet e mospjesëmarrjes sonë në një nismë të tillë tashmë i kemi bërë të ditura. Ato janë arsye parimore sepse kjo nismë bie në kundërshtim me parimin e barazisë së shteteve. Sepse Kosova nuk ka mundësi që të anëtarësohet si e barabartë, pra me emrin e saj kushtetues, me flamurin e saj dhe simbolet e saj shtetërore.

Serbia si nismëtare e kësaj nisme ka qartësuar se e do Kosovën aty siç e quan ajo, si provincë të saj. Natyrisht kjo për ne është absolutisht e papranueshme. Kosova njëherë e përgjithmonë është shtet i pavarur dhe sovran dhe i barabartë me të tjerët në rajon. Pra një nismë e tillë që shkel parimin e barazisë së të gjithëve natyrisht që nuk mund të jetë e pranueshme për ne.

Po ashtu është shkelur edhe parimi i gjithëpërfshirjes. Nismat rajonale siç e dini duhet të kenë parimin e gjithëpërfshirjes të respektuar që nga fillimi, që nga lindja e tyre dhe jo më vonë. Ka shumë sfida tjera që i kemi parë dhe brengat e tjera që i kemi shprehur përgjatë kohës që kanë të bëjnë edhe me çështjen e integrimit evropian edhe me çështje të sigurisë edhe me çështje ekonomike. Natyrisht që kërkojmë që ky qëndrim i Republikës së Kosovës i marrë në mënyrë të matur i përkrahur nga shumica dërrmuese e partive politike në vend dhe të gjitha institucioneve në vend pavarësisht a janë në pushtet apo opozitë, të respektohet nga të gjithë. Ashtu siç ne e respektojmë qëndrimin që e ka marrë Shqipëria. Por, kjo është një çështje për të cilën nuk pajtohemi” – tha ajo.

Osmani u pyet edhe nëse e takoi kryeministrin Rama në Nju Jork, por ajo nuk e pohoi.

“Mosmarrëveshjet janë të natyrës zyrtare për temat të cilat edhe i përmenda. Natyrisht që raportet ndërpersonale në mes të politikanëve janë komplet të parëndësishme. Ç’ka është e rëndësishme janë raportet ndërshtetërore. Unë kam raporte të shkëlqyeshme me presidentin (Bajram) Begaj.

Atë dua ta falënderoj se që nga fillimi i mandatit të tij ka bërë çmos që Kosovës t’i dëgjohet zëri edhe në raport me shtetet me të cilat ne akoma nuk kemi marrëdhënie bilaterale. Sa herë që kemi pasur nevojë për përkrahjen e tij, për ndihmën e tij për të shtyrë nisma të caktuara përpara, qofshin ato në nivel rajonal apo më gjerë, kemi mundur të llogarisim në të. Prandaj po e them që raportet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete janë të rëndësishme dhe jo raportet mes politikanëve individualë.

Unë përmenda se cilat janë dallimet tona. Unë nuk mendoj që qasja ku politikanët shqiptarë, pavarësisht se a janë nga Kosova, nga Shqipëria, nga Maqedonia e Veriut apo nga Mali i Zi apo Presheva, shndërrohen në apologjetik të politikave të Serbisë. Është diçka që i ndihmon qoftë Kosovës qoftë shqiptarëve. Nuk mendoj që është e drejtë që të arsyetohet qasja dhe veprimet proruse të Serbisë. Nuk mendoj aspak që është e drejtë që të arsyetohet Serbia që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë sepse kjo pastaj shkon në ato që quhen politika e “shpëtimit të fytyrës” së një regjimi në Serbi që po ashtu ka shërbyer edhe në kohën e (Slobodan) Millosheviçit.

Po ashtu nuk mendoj që duhet të reduktohen krimet që janë kryer në Kosovë në spastrim etnik. Ssepse ajo çka ka ndodhur në Kosovë është gjenocid dhe duhet të quhet me emrin e saj të vërtetë. Sot ta zëmë, ne po përkujtojmë masakrën e Abrisë ku janë vrarë dhjetëra fëmijë, gra e pleq. Më i vogli 2-vjeçari Valmir Deliu me biberon në gojë është masakruar në mënyrën më mizore të mundur.

Kushdo që e shikon fotografinë e Valmirit të vogël nuk mund ta quajë atë që ka ndodhur në Kosovë thjesht spastrim etnik. Sepse ajo që ka ndodhur në Kosovë është gjenocid. Gjenocid e krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Gjithçka tjetër është ndryshim historie.

Prandaj edhe janë gjëra që unë i them shumë qartë, sepse nuk mendoj që nëse relativizohen shkojnë qoftë në interes të Kosovës qoftë në interes të shqiptarëve. Kosova si shtet i pavarur e sovran mos të harrojmë se është edhe projekt e sukses kombëtar. Nuk është projekt e sukses vetëm i shqiptarëve të Kosovës është kombëtar. Prandaj secili shqiptar gjithandej e ka obligim kombëtar që ta mbrojë e shtyjë përpara këtë projekt” – tha Osmani. 

11 Komente

  1. h
    hasani

    Keto kosovaret ta heqin trurin. Kujtojne se kosova eshte qendra e botes. Nqs kosova nuk do ishte e barabarte ne ballkanin e hapur atehere ky organizem nuk duhet te fuksionoje. Pra pa kosoven nuik ka ballkan, nuk ka shqiperi, nuk ka europe apo edhe bote. E pastaj te mendosh se kush eshte kosova, nje shtet i krijuar dhe i mbrojtur nga shba. Kosova duhet te luftoje qe te fitoje te drejtat e saj ne bote, sigurisht duke u mbeshtetur tek shqiperia, e cila nuk ka bere pak, por qe keto udheheqesit debila te kosoves as qe duan tja dine.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Kjo Presidente eshte gjarper me helm per unitetin Shqiperi-Kosove. Eshte bere aleate e krimineleve Sali Berisha e Ilir Meta , kunder Edi Rames.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shaqo

      Shyqyr qe nuk ke marrdhenie me Ramen, se do t'i duhej te te kishte barre edhe ty, pervec aguridhes tjeter, albinit.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        Gabohesh, Albin Kurti eshte tjeter gje, kjo tjeter. Albini eshte karakter i forte, ndersa kjo eshte fund e krye djallezi, helm.

        Përgjigjjuni
      2. q
        qefliu

        Meshire per keta idiotet e Kosoves ,sidomos kjo Voza e shellires qe ska kokerr mendje e te vjen ndot te degjosh

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptar

          Shko moj pirdhu

          Përgjigjjuni
          1. F
            Franz Kafka

            Kjo eshte tipike shqipo me mentalitet shpellar, ndoshta me keq se Kurti. Te ishte ne Shqiperi kjo do ishte krahu djathte i SB dhe te ishte ne LSI Mona do dukej engjell para kesaj

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vjosa dosen e al binin pse se kane mare dhe ata ja

              Pse na humbisni kohen me nje idiote me pamje si derri

              Përgjigjjuni
              1. v
                vlora.vlora

                ik moj robqire dose e qelbur ,ti Rames nuk i vin as te karri

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mos fol më

                  Pa eksperience, pa vizion, pa karakter. C'mund te presesh nga njerzit e vegjel ngarkuar me pune te medha!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koqevari

                    Edhe një nga shumë e shumë deklarata përqarse e V. Osmani. Kot se nuk të beson i beson askush qikës së Raif milicit ndonjë shqipfolës i shpirtëshitur.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje