Ambasadori amerikan: Po pres shpjegim se çfarë nënshkroi Serbia me Rusinë

26 Shtator 2022, 13:35Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan: Po pres shpjegim se çfarë nënshkroi Serbia

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, po pret shpjegim nga Serbia se çfarë lloj dokumenti bashkëpunimi është nënshkruar me Rusinë, pas bisedimeve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York.

Në një konferencë për shtyp pas hapjes së forumit rajonal “Qeverisja e mirë dhe politikat antikorrupsion në kohë pasigurie gjeopolitike”, Hill tha se “nuk është plotësisht e qartë” se çfarë përmban dokumenti, por se “në këtë moment, askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë”.

“Askush nuk nënshkruan asgjë (me Rusinë). “Është e vështirë për ne ta kuptojmë, por presim një shpjegim”, tha Hill.

Ambasadori shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbështesin Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe në heqjen e varësisë së saj energjetike nga Rusia “e cila bazohet në shantazh”, por se kjo ndihmë do të jetë aq sa kërkon Serbia.

Hill tha se SHBA-të duan të dëgjojnë se çfarë dëshiron Serbia duke nënshkruar një marrëveshje me një vend që “sulmoi brutalisht fqinjin e tij” dhe kërcënon të përdorë armë bërthamore.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë, Nikola Selakoviç dhe Sergej Lavrov, nënshkruan më 23 shtator në Neë York “Planin e Konsultimit të Ministrive të Punëve të Jashtme” të dy vendeve për dy vitet e ardhshme.

Prejse është emëruar ambasador i SHBA-ve në Serbi, Hill ka pasur një qasje pozitive, duke lëvduar në disa raste punën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, saç ishte rasti me dialogun në Bruksel.

Në një tjetër deklaratë, ai kishte thënë se Serbia duhet të ndihmohet edhe ushtarakisht.

3 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Sërbia nxit luftë Kosov - Shqipëri, duke i dhënë kuptim negativ fjalimit të Kryeministrit Rama dhe reagimin e një deputeti Kosovar ndaj të drejtës sonë për të vënë pikat në fund të fjalisë.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Ska nevoj ta nxisi Serbia,se NE shqiptaret e kemi NE maje te gjuhes.ofendimin per cdo gje. Nje gje te bejn dardanet,ne hidhemi perpjete duke I pergjithsuar kshu Jane te gjithe dardanet. Po keshtu jemi dhe Brenda kufijve te Shqiperise, epitete cam I pabese,malok I qelbur,Tirons injorant etj etj pa fund. Dhe per.keto te tjeret na I kane fajin? Shkurt se duam njeri tjetrin dhe kaq... NE.jemi te lire ne.miell e te shtrenjte ne krunde

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fisnik

      Po Edi Rama a do të kërkoj shpjegim?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje