Ana Bërnabiç: Serbia është nën presionin më të madh që nga viti 1999

26 Shtator 2022, 11:55Rajoni TEMA

Ana Bërnabiç: Serbia është nën presionin më

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç deklaroi se Serbia ndodhet nën presionin më të madh politik që nga viti 1999.

Bërnabiç u shpreh se kjo po ndodh edhe për shkak të fjalimit të presidentit Aleksandër Vuçiç në Asablenë e OKB-së, shkruan Euronews Serbia.

Një tjetër arsye, sipas saj, është nënshkrimi i planit konsultativ ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë, duke thënë se reagimet negative për shkak të atij dokumenti janë të panevojshme.

“Ata që kritikojnë, sulmojnë Serbinë dhe shpallin deklarata kundër vendit tonë, duhet të kishin parë se, ndryshe nga planet e ngjashme, në këtë marrëveshje nuk përmendet as aspekti i sigurisë dhe as ndonjë konsultim për ndonjë bashkëpunim ushtarak”, tha ajo.

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Duhet ditur që Sërbia sot nuk është as me Bashkimin Sovjetik dhe as me Amerikanët, por me një BE që i puthitet historia Hitler

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje