Lajmin e dhënë në disa media pro-pushtetit në Serbi, se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar takim të fshehtë me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Prishtinë të enjten e 22 shtatorit, ku u ka kërkuar atyre edhe armë me rreze të gjatë veprimi, nuk e ka mohuar vetë ai.
Sipas Kurtit, për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë flet ministri i Mbrojtjes e ai i Brendshëm.
“Ne jemi qeveri demokratike, progresiste, e shpresës. Ndërkohë që përballemi me fqinjët verior, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jo demokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Millosheviçit në Kosovë”, ka thënë Kurti.
Për Kurtin, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përveç se nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe krimet e bëra nga regjimi kriminal i Slobodan Millosheviç’it, mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse.
E një gjë e tillë, sipas të parit të ekzekutivit shpërfaqet së fundmi me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet ministrit të punëve të jashtme të Serbisë dhe asaj të Rusisë, e cila duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore.
Ndryshe raportimin e mediumi pro-Vuçiç, nuk e ka mohuar as Aleksandër Vuçiç.
“E di se cila është e vërteta, jam në dijeni”, ka thënë Vuçiç, duke iu referuar lajmit të mediumit serb Novosti.
“Njerëzit që nuk e kanë lexuar lajmin duhet ta dinë se çfarë thuhet – se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar artileri për rreze më të mëdha se 10 kilometra”, tha Vuçiç në intervistë për TV Pink.
Duke u thirrur në “burime diplomatike”, ky medium shkruan se ndër kërkesat e kreut të qeverisë së Kosovës, ka qenë edhe “përfshirja e raketave me rreze veprimi deri në 10 kilometra, në pakon e fundit të ndihmës ushtarake amerikane e prezantuar fillimisht nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken”.
Ndërkaq, “diplomatët perëndimorë i kanë garantuar Kurtit që këto çështje do t’i shtrojnë tek organet ushtarake dhe politike në Washington dhe në Londër”.
“Përfaqësuesi i Amerikës theksoi se kërkesa e Kosovës që ndër të tjera të përfshijë sistemin e mbrojtjes për bazat e reja në veri të Kosovës – në ndihmat ushtarake të destinuara për to – do të pranohet dhe se SHBA-të do t’i furnizojë me tre sisteme të tilla”.
Kërkesë tjetër, gjithnjë sipas mediumit serb, ishte edhe pajisja me koordinatat e pikave ku potencialisht janë të vendosur njësitë serbe.
“Në fund, Kurti kërkoi nga diplomatët e QUINT-it që forcat ndërkombëtare dhe strukturat e tyre të inteligjencës t’u dorëzojnë institucioneve në Prishtinë koordinatat e vendeve ku janë stacionuar forcat ushtarake dhe policore të Serbisë gjatë patrullimit të tyre ditorë, për të cilat përfaqësuesi i Britanisë së Madhe tha do t’ia përcjellë një kërkesë të tillë autoriteteve kompetente për miratim”./Albanianpost
Ne gjithe kete zollomahi te Kurtit me bien ne sy dy kalamalleqe te tij. E para eshte se si ka mundesi qe ceshtje te tilla qe kane te bejne me bisedimet per armatosjen e Kosoves, ky ti beje muhabet pazari. Kalamalleku i tije i dyte eshte qe kerkon nga QUINTA qe organet e saj sekrete te raportojne edhe Kurtit per vendodhjen e FA te Serbise. Arsyen per nxjerrjen e sekretit shteteror qe ai ka biseduer per anmatim, duhet ta kerkojme ne politiken e tij populiste qe me gjuhen popullore do te thote se do te fitoje pike ne popullin e Kosoves duke shitur mend dhe jo pune. Ne kerkesen e dyte te bie ne sy se ai e heq vehten si te besuar te QUINTES dhe as i vete mendja se QIUNTA mendon se kete kerkese ai e ka bere i nxitur nga Vuciqi per te mbajtur nen kontroll survejimin perendimor. Ata thone se nje kalamallek i tille nuk do behej nga Kurti po te mos ish i detyruar...