Fjalimi i Ramës në OKB, Krasniqi: Qëndrim dinjitoz në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së

24 Shtator 2022, 20:50Rajoni TEMA

Fjalimi i Ramës në OKB, Krasniqi: Qëndrim dinjitoz në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas fjalimit të tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

“Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ai.

Krasniqi theksoi se kryeministri shqiptar, Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës, gjithmonë e ka mbrojtur me dinjitet, qëndrim të cilin e shprehu edhe në OKB.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët”.

Kreu i qeverisë shqiptare,  gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara deklaroi se raporti i Dick Marty-t ishte tronditës.

Rama shtoi se çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre 11 viteve për t’i provuar këto akuza.

“Asgjë, asnjë fjalë e vetme e gjithë aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Evropës për krimin e pretenduar të organeve”, vazhoi tutje.

Ai e cilësoi aktakuzën si “një dështim monumental” dhe që nuk ka të bëjë me procedurat e gjykatës, por ka të bëjë me “njollosjen e historisë së një vendi”.

“Ne mendojmë dhe shpresojmë që Asambleja e Këshillit të Evropës do të ndërrojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues dhe të vendosë besueshmërinë e një organizate të rëndësishme ndërkombëtare”, deklaroi kryeministri shqiptar.

“Dhomat e Specializuara kanë arrestuar pa padi ish-presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi”.

“Imagjinojeni një moment që presidenti apo kryeministri juaj merret nga zyra dhe çohet në një vend të tretë dhe mbahet pa asnjë aktakuzë në burg”.

Ky fjalim përbën përpjekjen më serioze për rishikim të rezolutës qysh nga votimi i saj dhe në rastin më të mirë, një votim shtesë i të njëjtës rezolutë, ku do të thuhej se asnjë nga akuzat e paraqitura në raportin e Marty-it, autor i të cilit ishte rusi, Konstantin Kosachev (nga viti 2018 në listën e zezë të qeverisë amerikane), nuk është vërtetuar.

7 Komente

  1. R
    Remarku

    Bravo Rama!si mundet të krahasohet ky k/minister me të tjer????asnjë dhe asnjëher nuk ka mbrojtur njeri vlerat tona dhe të Kosovës.një orayori dhe llogjikë e shkëlqyer..pa dyshim k/ministri më i mir deri më sot..

    1. R
      Raimond vlonjati

      Fjalimi i qelbesires Rama hajduti, eshte nje fjaiim qesharak sepse eshte si "dufek pas dasme " Tani ai raporti i Dick Marti nuk ka me asnje vlere dhe as qe e pjerdh njeri, Ai raport kishte vlere te kundershtohej atehere kur doli, jo tani, qe atij raporti i ka dale boja dhe Rama ben lojera te tilla per tu hequr si patriot qe te genjeje politkanet Koaovare dhe ti terheqe ne lojen e Vucicit tek Ballka i i Hapur Rama ehste nje krijese langaraqe antishqiptare qe eshte vene totalisht ne sherbim te Serbise se Vucicit per te demtuar Kosoven-. Por qe Kosova tani ka ne krye nje patriot te vertete , si Albin Kurti qe nuk i beson aspak keto lojera bajate te spinut te Vucicit , Rama hajdutit

      1. d
        durrsak 24 karat

        Pirdh te shfryhesh o Raimond vlonjati i SHQUP-it. Mos i merr me gjojna qi nuk i din, o palle.

        1. M
          Mmmos me

          Raimond, e pakta qe mund te te them eshte, se ti nuk i kupton keto ceshtje. Perndryshe, je njeri i keq qe s'e duron te drejten nga qe urren ate qe e thote. Rama eshte kryeminister dinjitoz qe ngre ceshtje te drejta, me argumenta dhe atje ku duhet. Eshte gjigand, ne trup, ne mendim dhe ne fjale.

    2. N
      Ndershmeri

      Me ne funde kemi nje njeri qe te jepe dinjitete

      1. d
        dardan

        Si gjithmon Rama dinjitoz por nuk e kuptojne kafshet Osmani

        1. S
          Sali mavrija

          Respekte per ju z. kryeminister !

          Lini një Përgjigje