Abazoviç: Qeveria ime po përpiqet të luftojë krimin dhe korrupsionin

23 Shtator 2022, 09:35Rajoni TEMA

Abazoviç: Qeveria ime po përpiqet të luftojë krimin dhe

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se qëllimi kryesor i qeverisë që ai drejton, është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai shtoi se synimi kryesor i Malit të Zi është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por kjo nuk përjashton faktin se duhet të arrihen marrëdhënie shumë të mira me vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, shkruan RTCG (Radio Televizioni Malazez).

“Qeveria ime po përpiqet të luftojë krimin dhe korrupsionin dhe unë jam i kënaqur me atë që është arritur në katër muajt e kaluar që kam qenë në kabinet. Ne duam të arrijmë bashkëpunim më të thellë me të gjithë. Në periudhën e kaluar kemi filluar bashkëpunim të shkëlqyer me Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe me Arabinë Saudite”, u shpreh Abazoviç.

Kuvendi i Malit të Zi votoi në orët e para të mëngjesit të 20 gushtit mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviç.

Qeveria u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Pas këtij vendimi Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Iniciativa për rrëzimin e qeverisë erdhi nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, si një shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

1 Komente

  1. P
    PO , PO

    Budallalleku yut i marreveshjes me Kishen Serbe eshte veprim prej infantile dhe i neveritshem .

    Lini një Përgjigje