Vuçiç mbështet integritetin territorial të Ukrainës, e krahason me Kosovën

22 Shtator 2022, 10:25Rajoni TEMA

Vuçiç mbështet integritetin territorial të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u shpreh gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se vendi i tij mbështet integritetin territorial të të gjitha vendeve të OKB-së, përfshirë dhe atë të Ukrainës.

Por lideri serb, hoqi një paralele mes vendit në luftë dhe Serbisë, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar nuk ka ndjekur të njëjtën linjë sa i përket Kosovës.

"Ne jemi në kërkim të një përgjigjeje të qartë të pyetjes që unë ua kam bërë bashkëbiseduesve, liderëve të shumë shteteve për vite me radhë, cili është dallimi në mes sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, pasi kjo e fundit është përballur me shkelje të rënda, të cilave shumë prej jush u keni dhënë njohje ndërkombëtare dhe legjitimitet. Unë nuk kam marrë kurrë një përgjigje racionale në këtë pyetje nga askush”, tha Vuçiç.

Mes të tjerash, presidenti Vuçiç u shpreh se Serbia do të vijojë të kërkojë kompromis me Kosovën, ndërkohë që hodhi poshtë zërat se vendi i tij është një kërcënim për rajonin.

“Kompromisi është mënyra e vetme për të arritur paqe afatgjatë. Ne tashmë kemi shterur të gjithë mundësitë e tjera dhe nuk po mendojmë të kthehemi në rrugën e luftës dhe përgjakjes. Mjafton t’ju kujtoj një njoftim të mediave botërore se Serbia do të sulmojë fqinjët, dhe që përbën kërcënim për stabilitetin rajonal. Natyrisht, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë, dhe ka qenë vetëm një prej serive të gënjeshtrave kundër Republikës së Serbisë”, shtoi Vuçiç.

Për të mbështetur retorikën e fqinjësisë së mirë, Vuçiç solli shembullin e nismës së Ballkanit të Hapur, e cila, sipas tij, synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Pavarësisht përfitimeve të padiskutueshme ekonomike, nisma ka dimension më të gjerë, lidh njerëzit me kultura të ndryshme dhe promovon diversitet. Në këtë mënyrë, Serbia synon të kontribuojë në paqe, stabilitet dhe pajtim në rajon”, përfundoi Vuçiç.

2 Komente

  1. i
    illyrian

    Ky o është budalla o bën, ndryshimi ndërmjet Ukrainës dhe Serbisë është që Serbia bëri spastrim etnik në një territor të pushtuar dhe bota nuk e lejoi dhe siç dihet vrasësi nuk mund të jetojë me pranë viktimës kështu që viktimat vendosen të shkëputen njëherë e përgjithmonë nga vrasësit e tyre që mos ti japin më mundësi vrasësve të tyre që ti shfarosin ose ti vrasin prapë siç kanë bërë që kur kanë ardhur në gadishullin ilirik... sepse kjo tentativë për shfarosje nga serbet kundrejt shqiptarëve nuk është e para dhe këtë e di dhe bota vetëm Serbët bëjnë sikur nuk e dinë ...

    1. G
      Genti

      Vucic hedh gurrin ne lume dhe pret ta nxjerrin "budallenjte" e botes. Ai e di shume mire se c'fare bene Miloshevici dhe shoket e tij ne Kosove. Paralelja me Kosoven dhe Ukrainen nuk ka asnje sens. Urainasit jane sa rus aq edhe ukrainas pasi quhen rus te Kievit ku u themelua Perandoria Ruse. Fakti qe per interesat e Perendimit rrezuan presidentin Janukovic edhe pse te zgjedhur demokratikisht e qe luftojne prej mese 10 vjetesh kunder rusofoneve nuk i ben ata me te mire se ruset e Moskes, perkundrazi. Kosova ka qene e pushtuar nga perandorite Romake,Serbe,Bullgare,Osmane por ka qene gjithmone shqiptare.Ju la si placke lufte Serbise e me pa Jugosllavise se Karagjogjeviceve por pas kontributit te dhene ne Luften e Dyte Boterore qe elelement kushtetues i RSFJ_se se Titos me Kufij administrative,Kuvend dhe Qeveri te sajen dhe me perfaqesuesin e saj edhe ne Presidence. De facto K.S e Kosoves ishte Republike e 6 e RSFJ-se edhe pse de jure ishte lene ne suaze te R.S te Serbise. Kuvendi i Kosoves ne Kacanik e shpalli Republike edhe pse me tanke Serbia e suprimoi ate. Kosova u kthye ne nje Afrike Jugu ku aparteidi dhe segregacioni ndaj popullit shqiptar u ushtrua dhunshem. Kjo coi me pas ne kryengritjen qe coi nderhyrjen e NATO-s dhe clirimin dhe pavarsine e saj. Kosova keshtu e humbi edhe juridikisht Kosoven pergjithmone. Vucici dhe nacionalistet serbe qe flene me endrra per Kosoven "djep" le te nanurise e te brockullisin c'te duan pasi Kosova nuk eshte as Serbi e as Ukraine por Shqiperi.

      Lini një Përgjigje