Albin Kurti flet prapë për luftën në CNN: Duhet të shqetësohemi

20 Shtator 2022, 20:50Rajoni TEMA

Albin Kurti flet prapë për luftën në CNN: Duhet të

Ka pasur thirrje, madje edhe komunikatë zyrtare nga Bashkimi Evropian që liderët në Kosovë e Serbi t’i ulin tonet e të mos flasin për luftën, por këto thirrje s’kanë kryer punë.

Albin Kurti, njejtë si Aleksander Vuçiç, para disa ditesh, prap ka folur për potencialitetin e luftës në një intervistë të tij në CNN.

Ai deklaroi se edhe për faktin se trupat e NATO-s janë në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, duhet të shqetësohemi.

“Jemi të sigurtë, por kjo nuk do të thotë që s’duhemi të shqetësohemi”, tha ai.

Një rrezik i tillë dhe një arsye shtesë për shqetësim, sipas kreut të ekzekutivit, vjen si rezultat i ndikimit rus në Ballkan, përkatësisht zhvillimi i lidhjeve të ngushta mes Serbisë dhe Rusisë, “jo vetëm ato kultorore e historike, por edhe ato ekonomike e ushtarake”.

Madje, Kurti duke e forcuar edhe më tej argumentin e tij tha se “ministria e Mbrojtjes e Rusisë e ka një zyrë brenda ministrisë së Serbisë në Beograd”.

Arsye tjetër, siç vlerësoi ai, është edhe fakti që Serbia si agresor në Kosovë, ende po refuzon të pranojë krimet e luftës gjatë viteve 1998/1998, përkatësisht gjenocidin e Slobodan Milosheviç’it.

Gjithashtu, shefi i qeverisë tregoi edhe për vështirësitë që përballet Kosova në dialog me Serbinë, duke thënë se “Serbia nuk është demokraci, është më shumë një regjim hibrid që shkon kah autoritarizmi”, kurse ai ka qenë konstruktiv në dialog dhe beson se Brukseli duhet ta vlerësojë.

Duke folur për masat e reciprocitetit dhe për tensionet në Veri të Kosovës, ai u shpreh i gatshëm të bisedojë për çdo gjë me qytetarët serb në Kosovë, por jo që ata të ndikohen nga politikat e Beogradit kurse për kërkesat e Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Kurti theksoi se ai nuk do të përfshihet në themelimin e një “Republika Serbe” në Kosovë, siç ekziston në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Kosova nuk do të lejojë një lloj të Republikës Srpska në Kosovë. Nuk kam vullnet të përfshihem në një marrëveshje për të kompensuar humbjet e Serbisë në regjimin e Millosheviqit, por po për përmirësimin e jetës së serbëve të Kosovës”.

Në fund ai pohoi se Kosova është e gatshme të marr pjesë në stërvitjen e përbashkët të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, DEFENDER-Europe 2023.

2 Komente

  1. S
    Sali Kurtoviku

    Albini eshte nje llafazan i pasherueshem. Edhe i sigurt edhe i shqetesuar nuk vene bashk. Edhe kur flet per asociacionin nuk duhet te thote se cnuk do beje por cfare do beje per te plotesuar kushtin qe ve Evropa. Psh shume bukur ai mund te thote se do realizoje ato te drejta per serbet e Kosoves qe shqiptaret e Serbise gezojne ne Serbi. Aq me teper qe ai eshte mjeshter i reciprocitetit….

    1. Çekiçi

      Albini flet per luften se nuk ka marr pjesë në luften e UÇK Tani mashtrusi ordiner mashtron rrugaqerinë e vetfundosjes se gjoja është trim Por trimerija e keti mashtrusi është parë në luften e lavdishme te UÇK

      Lini një Përgjigje