
Deputeti i Demokracisë së Re, Theodoros Karaoglou është diagnostikuar me kancer të gjirit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti në një postim në mediat e tij sociale. Ai tha se rastësisht, disa ditë para dasmës së djalit të tij ai mësoi se gjërat nuk po shkonin mirë me shëndetin e tij.
Diagnoza ishte “kanceri i hershëm i gjirit”. Siç thekson deputeti, askush në fund të fundit nuk është i paprekshëm, ndërkohë që shtoi se nuk duhet harruar të bëhen analizat parandaluese.
Siç tregon vetë deputeti grek, gjithçka ka shkuar mirë dhe tumori është hequr.
“Tumori i vogël u hoq dhe analizat histologjike treguan se e keqja mbaroi këtu! Sigurisht, kërkohet një kontroll parandalues në intervale kohore të paracaktuara.
Por mësimi i problemit shëndetësor me të cilin u përballa është se nuk duhet të marrim asgjë si të mirëqenë,” shkroi ai ndër të tjera në postimin e tij.
Sipas CDC, kanceri i gjirit zakonisht gjendet tek gratë, por meshkujt mund të preken gjithashtu. Rreth 1 në çdo 100 raste të kancerit të gjirit të diagnostikuar në Shtetet e Bashkuara gjendet tek një mashkull.
rrace gabelesh nje halle jevgo serb arb me pak ...vari leshin albak haleje cfare pret ...
Sherim te shpejte o mik ! Edhe plaku im kishte tip kancer te gjirit poara nja 15 vjetesh dhe e ka bere 3 here operacion dhe tani eshte mbyllur perfundimisht