Deklarata e Kurtit për rrezikun e një lufte, reagon opozita: E papërgjegjshme

19 Shtator 2022, 17:29Rajoni TEMA

Deklarata e Kurtit për rrezikun e një lufte, reagon opozita: E

Kritika të ashpra janë drejtuar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas deklaratës së tij ku nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka quajtur të papërgjegjshme këtë deklaratë të Kurtit. Ai ka përmendur prezencën e NATO-s në Kosovë duke thënë se kjo garanton sovrantitetin e Kosovës si shtet.

Tahiri konsideron se me këto deklarata kryeministri po tenton të zhvendosë vëmendjen prej problemeve të brendshme që nuk po mund t’i trajtojë qeveria.


Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi vlerëson se është koha që Kurti të japë dorëheqje.

“Menaxhimi i qeverisë Kurti është në dështim e sipër sepse menaxhim me të dobët nuk e di a kemi pasur ndonjëherë edhe pse e ka shumicën në parlament. Ndoshta krejt këto kauza është duke i bërë ta rrëzojë veten një ditë dhe ti sheh që nuk është për qeverisje sepse puna e tij nuk është duke funksionuar”.

Aktualisht qeveria është duke u përballur me greva në sektorin publik pasi po kërkohet rritje pagash në disa sektorë, ndërsa më problematike po konsiderohet ajo e mësimdhënësve ku edhe pas tri javësh ende nuk ka nisur procesi mësimor.

2 Komente

  1. N
    Naim Frashëri

    Ky Karkurti ,po i fryn Zjarrit vetë, Me siguri ,po zbaton Planin Rus të Vuçiçit. Vellezer Kosovar, mos u Mashtroni nga ky Mashtrues.

    1. S
      Sali Protopapa.

      Kurti eshte shume i rrezikshem per Kosoven. Mundohet te shese fjale luftarake kur duhet te mbledhe kuvendin per te diskutuar se si te sillen ne bisedimet e arthshme....

      Lini një Përgjigje