Konjufca: Serbia është armiqësore ndaj nesh, kërkojmë që Shqipëria të jetë në një kornizë me ne

20 Shtator 2022, 13:38Rajoni TEMA

Konjufca: Serbia është armiqësore ndaj nesh, kërkojmë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konufca ka kërkuar në Tiranë që Shqipëria dhe Kosova të jetë brenda së njëjtës kornizë sa i takon qasjes ndaj Serbisë. Në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, Konjufca tha se Serbia është shumë armiqësore ndaj Kosovës. Megjithatë ai tha me bindje se Kosova nuk lëshon pe, pavarësisht se është por paqes dhe dialogut.

“Në jemi dy shtete, por jemi popull me një interes të përbashkët. Edhe zyrtarët politikë të Kosovës dhe Shqipërisë vazhdimisht kanë vepruar me këtë vetëdije kombëtare. Natyrisht që arritjet dhe bashkëpunimi është i thellë, por edhe sfidat janë serioze. Pas shkurtit bota është më e pasigurt. Por në të njëjtën kohë agresioni i papranueshëm mbi Ukrainën ka nxitur unitetin e botës demokratike.

Serbia e Vuçiçit nuk ka ndryshuar në drejtim politik, por vetëm mjetet prej kohës së Millosheviçit. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë që Serbia është shumë armiqësore ndaj Kosovës. Mohon pavarësisë dhe së fundmi e patë sesi presidenti nuk heziton fare edhe për ta sfiduar kornizën e sigurisë në Ballkan përmes kërcënimit të Kosovës dhe dërgimit të trupave të armatosur brenda territorit të Kosovës.

Ne duam që me Shqipërinë të jemi brenda një kornize sa i përket gjykimit për Serbinë. Kosova nuk ka rrugë tjetër veçse të mbrojë interesat. Ne jemi për paqe dhe dialog, or nuk do të lëshojmë pe. Por i gëzohemi edhe çdo arritje të Shqipërisë, siç është hapja e negociatave. Rrugën e kemi të njëjtë”, tha Konjufca.


Kreu i Kuvendit të Kosovës falënderoi gjithashtu Shqipërinë për mbështetjen për çështje me rëndësi si liberalizmi i vizave. Konjufca tha se fundi i vitit do t’i gjejë shqiptarët e Kosovës me viza të liberalizuara.

“Dua t’ju falënderoj për këtë mikpritje të ngrohtë. Kontributi dhe ndihma juaj janë për tu çmuar. Në çdo rast që ju jepet edhe në takime të niveleve të rëndësishme e ngrini vazhdimisht çështjen e Kosovës, duke i qëndruar siç keni qenë gjithnjë afër.

Edhe sa i përket domosdoshmërisë së njohjeve të reja dhe të gjitha iniciativave të Kosovës për anëtarësim në institucione ndërkombëtare dhe evropiane. Edhe po ashtu edhe lobimi juaj i pandalshëm për liberalizimin e vizave të Kosovës. Përpjekje që po japin rezultatet e para. Qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë dyshim që fundi i vitit do ti gjejë me heqjen e këtij regjimi të padrejtë”, tha ai.

Ndërkaq, Nikolla vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve dhe theksoi se Shqipëria ka bërë dhe do të bëjë gjithçka për çështjet e Kosovës. 

6 Komente

  1. s
    shqiptar me kembe ne toke

    O zoteri problemi Juaj eshte se ne cdo 7 politikane kosovare,8-te punojne per Serbine.Boll vrer keni nxjerre kunder shqiperise e shqiptareve ,keni arritur deri aty sa keshilltaret e Kurtit dhe vozes se shellires te deklarojn e hapur se jeni komb tjeter e skeni lidhje me shqiptaret,ndaj shterngoni bythen vrisni tradhetine brenda vetes e pastaj kerkojeni tek shqiptaret e shqiperise.Sa kohe qe vazhdoni lidhjet e nendheshme me armikun me te madh te shqiptareve Sali Berishen ,carcaf keni per tu bere

    1. N
      Ndroqi

      O Konjufc,dhe gjithe konjufcat e ww-ves,ju duhet te distancoheni nga kerma dhe non-grata e USA Sali krimineli,pastaj ti kerkoni ndjese qeverise shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama qe tentuat te rrezoni.

      1. h
        hambi

        Cfar mut shqipetari edhte ky Konjufuca, ky eshte nje gomar i madh...

        1. S
          Sandri

          Vellezer shqiptare, Perse gjithe keto komente percarese kur sot me shume se ne cdo periudhe te historise sone na duhet vetem dhe vetem basjkimi i shqiptareve kudo qe jane?

          1. k
            kthhh

            Bashkimi i shqiptareve nuk vjen duke mbeshtetur Saliun qe mbushi tanket e Milloshevicit me nafte.Bashkimi nuk vjen kur presidentja e Kosoves vjen e mban nje fjalim skandal ne parlamentin e Shqiperise duke akuzuar Shqiperine per gjithcka. Kurti,Konjufca, Osmani etj. te mos na cajne trapin se njehere thone mos nderhyni ne punet e Kosoves e te nesermen ankohen pse Shqiperia nuk po na ndihmon.

          2. P
            Pesimisti

            Ky koqe kandari vuan nga mania e madheshtise. Gjithe ky “fjalim” i tij permblidhet ne shprehje:”A doni me per Belulin”. Ai shkurt dhe shkoqur do te degjohet por nuk degjon te tjeret. Ai dhe Kurt Rrumpalla nuk degjon Ameriken. Nuk degjon Evropen dhe pjerdhin me fjalet e Rames. Degjojne vetem Sali Berishen qe dihet qe nuk punon per Shqiperine….Sot eshte koha qe ne si shqiptare te diskutojme per bisedimet e arthshme te Kosoves me Serbine ne kushtet e “propozimeve” te reja te Evropes, Kurti eshte takuar me urgjence me Ramen Tamam sikur erdhi ne Shqipri per te “lare gojen”. Per cfare politike te perbashket flet ky kur spiunet e serbit kane zaptuar politiken kosovare dhe bejne sec ju thote serbi dukeshpenzuar fjale patriotike qe kane vleren e pordhve qe qelbin dynjane…

            Lini një Përgjigje