Thellohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë

20 Shtator 2022, 17:30Rajoni TEMA

Thellohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë

Mosmarrëveshjet territoriale po thellojnë tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, dy vende anëtare të Natos.

Disa analistë paralajmërojnë se politika e brendshme po nxit tensionet, në një kohë që siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Stambolli Dorian Jones, përpjekjet e ndërmjetësimit janë të pakta nga aleatët perëndimorë, të cilët e kanë vëmendjen tek konflikti në Ukrainë.

Gjatë fjalimeve të ndryshme në Turqi, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka shtuar retorikën nacionaliste, duke paralajmëruar se Turqia mund të pushtojë ishuj grekë, në të cilët pretendon se Greqia ka dërguar mjete ushtarake në kundërshtim me një marrëveshje ndërkombëtare. Mesut Casin është këshilltar i Presidentit Erdogan


“Greqia duhet ta ndalojë qëndrimin e saj aventuresk, që nuk është në përputhje me të qënit anëtar i Natos. Athina duhet të heqë dorë nga gjuha jodiplomatike, sepse po krjon shqetësime të mëdha në shoqërinë turke dhe po ngre pikëpyetjen nëse Greqia është në luftë me Turqinë. Për më tepër, po nxit ndjenjat ultranacionaliste në Turqi”.

Athina këmbëngul se dërgimi i pajisjeve ushtarake në ishujt e saj është në përgjigje të kërcënimeve ushtarake turke.

Greqia është angazhuar në një program të rëndësishëm armatimi, duke blerë armë nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca dhe nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ushtarak. Athina thotë se është e gatshme përballë fqinjit të saj të fuqishëm.

Cengiz Aktar është profesor i shkencave politike në Universitetin e Athinës.

“Dy marrëveshje të rëndësishme, me Shtetet e Bashkuara dhe Francën, shtuan jashtëzakonisht shumë aftësitë dhe moralin e forcave të armatosura greke. Pra, ata kanë besim tek vetvetja”.

Politika e brendshme mund të përkeqësojë tensionet aktuale, ndërsa udhëheqësit e të dy vendeve do të përballen me rizgjedhje vitin e ardhshëm.

Zoti Erdogan përballet me një sfidë të vështirë, pasi inflacioni në Turqi është rritur gati 100%. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është përfshirë në një skandal përgjimi telefonik të kundërshtarëve të tij politikë.

Serhat Guvenc është profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has.

“Ky tension ndoshta do t’i ndihmojë ata brenda vendit. Por kapërcimi i pragut mund të ketë pasoja të padëshiruara”.

Tensionet nuk janë diçka e panjohur për Turqinë dhe Greqinë. Në vitin 1996 të dy vendet shkuan në prag të luftës për një ishull të vogël të pabanuar. Kriza u shmang pas ndërhyrjes së Uashingtonit.

Mungesa e përpjekjeve të tilla ndërmjetësuese është rezultat i agresionit rus në Ukrainë dhe marrëdhënieve të tensionuara të Erdoganit me aleatët perëndimorë. Zëri i Amerikës bisedoi me analisten Asli Aydintasbas nga Instituti Brookings.

“BE-ja dhe Uashingtoni ndeshen me sfida të mëdha në mënyrën se si ta trajtojnë Ankaranë dhe Erdoganin. Pra nuk duan një problem më shumë”.

Këtë muaj, Turqia dhe Greqia fajësuan njëra-tjetrën për mbytjen e refugjatëve në detin Egje. Ndërsa asnjëri prej udhëheqësve nuk duket i gatshëm të tërhiqet dhe mungon ndërmjetësimi, egziston rreziku që vdekjet në Egje mund të mos jenë të fundit./VOA

7 Komente

  1. G
    Genti

    Bajgat osmane ktë dinë të bëjnë. Të vrasin, të pushtojnë,të nënshtrojnë dhe të shplajnë trutë e me një besim shpifësirë të arabeve që të budallepsin njerëzit dhe ti mbajnë nën këmbë. Le të krruhen me Greqinë se do kenë mbi kokë Francën,Gjermaninë dhe SHBA-në. Atëherë do e shohin sa ju vlen lëkura dallkaukëve të Ankarasë.

    1. C
      Cameria e lire

      Hahahahah enderro o Pontiak,armeni-gjeorgjian a ca leshin jeni.

      1. t
        tetovari2

        D.m.th.grekut nuk ia !mba bytha të përballet vetë

      2. I
        Ishujt afer Tokes Turke i takojne Turqise

        Padrejtesia e bere nga Europa me teritoret Detare ishujt apo Teritore Tokesore dhuruar ne menyre te Padrejte dhe te njianjeshme Greqise si ne Ishujt prante Turqise edhe Teritoret Shqiptare nga Janina - Cameri - etj duhet ti kthehen Turqise dhe Shqiperise . Asnji Forc ne Bote s'ka te drejten te beje Padrejtesi sipas preferencave e Politikave te veta Akspansioniste duke vene Shtetet e popujt ne Konflikte .Duhet Drejtesi .

        1. .
          .

          O Camooooo, ju dicka nuk kuptoni ose nuk doni ta kuptoni. . Toka Turke nuk kan ekzistuar, ato Otomane jane ne thellesi te Anatolis (Anadollit ne Tr.). . Otomutet pasi pervetesuan me dhune perpara 600 vitesh brigjet e Anatolis - Anadollit (Lindje ne Greqisht) kerkojn dhe ishujt, Anatolia ose IONIA Antike (Jonian-istan ne Turqisht) me te gjitha qytetet Helene si Kostandinopoj, Smirni, Adhana, Atalia, Efesos, Alikarnasos (Bodrum ne TR), Militos, Magnisia, Trapezunda, Samsunda, Vithinia ... shikoj ne internet te gjitha qutetet e Turqis jane themeliar nga Helenet. . Nejse nuk kane rendesi se cfar thone HIPOKRITAT Turq dhe Turkospermat e tyre Arnaute, sepse Derrri nuk merr vesh nga fjal, logjik dhe histori, rendesi ka po kane byth qe ti marrin ishujt e Egjeut (Egjio mbret i Attikes sipas Mithologjis Helene).

          1. t
            tetovari2

            ke të drejtë i themeluan helenët,jo magjupt e sotshëm që vetëquhen grek!

        2. A
          Arta

          HaleStani po fshihet si miu, duke i bere gojore Frances per mbrojtje.Blini arme aoo Yunan te Pontit se prape anija shpetimin do ju sjelli Franca.

          Lini një Përgjigje