Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për CNN International me gazetaren Christiane Amanpour ka folur për gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe raportet e brishta të Kosovës me Serbinë. Kurti nuk e ka mohuar mundësinë e një konflikti me Serbinë, siç ka thënë ato duke pasur parasysh lidhjet e ngushta serbo-ruse.
Kurti ka thënë se Beogradi ka lidhje shumëdimensionale me Kremlinin, që theksohen përmes bashkëpunimit ekonomik dhe atij ushtarak që ato kanë. Sipas tij, ky bashkëpunim i ngushtë rrezikon një vatër të re lufte pas atij në Ukrainë.
“Është e mundur sepse në Ballkan kemi regjimin e Kremlinit në Serbinë. Beogradi ka lidhje me Kremlinin përmes ekonomisë dhe ushtrisë. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka një zyrë në Zyrën e Mbrojtjes në Serbi. Shqipëria, Maqedonia dhe Malin e Zi e njohin Kosovën, por jo edhe Serbia. Serbia s’i pranon as krimet e kryera në vitet ‘98-99, kur NATO intervenoi për të ndalur gjenocidin serb”, ka theksuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti, duke cituar raportet e organizatës Freedom House, ka thënë se Serbia nuk është demokraci, por një regjim hibrid. Ai e ka paraqitur presidentin serb Aleksandër Vuçiç si një autokrat që vendos për çdo gjë në Serbi.
“Sipas Freedom House, Serbia është një regjim hibrid. Serbia është shfaqje e një njeriu. Nuk është demokraci. Presidenti vendos për çdo gjë atje”, ka thënë ai.
Ndërsa, akuzave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiç për mungesë demokracie në Kosovë dhe shtypje të të drejtave të serbëve në veri, Kurti i është përgjigjur duke thënë se kryeministrja serbë është lejuar për vizitë në Kosovë.
Sipas tij, ajo ka parë demokracinë në vend dhe ka theksuar se Kosova është më e pavarur se Serbia, meqë ajo është e varur nga Rusia.
“E kam lejuar Bërnabiçin që ta vizitojë veriun e Kosovës që ta shoh se sa demokratike është. Kosova është më e pavarur se Serbia, sepse Serbia është e varur nga Rusia”, ka theksuar Kurti.
“Beogradi dhe Kremlini duhet të mendojnë dy herë para se të veprojnë në Kosovë”, tha Kurti ndër të tjera.
Albin muti i biri i mutit Albin qeni i biri i qenit Po ti je aj idioti dhe injoranti dhe mashtrusi qe nuk e ke njoftë as nuk e ke perkrahë luften e UÇK Ti je aj muti qe ke qenë kunder Atisarit kunder Rambujesë Ti je mashtrusi qe nuk e ke njoftë pamvarsinë nuk e ke njoftë flamurin shtetrorë Ti je majmuni qe nuk e ke njoftë kushtetuten Ti je dhunusi dhe shkatrrusi i te gjitha institucioveve te pavarura te Kosoves Më dhjetra polic sot jan invalid nga militantet tu te Vetfundosjes dhe rrugaqerisë tënde Je njeri i ndyer dhe faqezi
Kurse Ju o Albo vareni 100% nga Turqia, sa here ju kerkon ndonje Gjylenist Erdomuti, ju pa asnje vones e rrembeni paketoni dhe dergoni tek Sulltan Khasapi.